Visho Ajazi: Nuk ika vetë nga SHISH, më detyruan nga lart të largohesha

Edhe SHISH që shquhet për sekrete të mëdha, nuk mban sekrete. Ajo që u paraqit si ‘dorëheqje’ e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, në fakt nuk ishte largim ‘me dëshirë’, por një vendim i imponuar nga nivele të larta të politikës. Kështu thotë një drejtor i rëndësishëm në SHISH. Ai, pra Ajazi, tha se e detyruan nga lart. Po kush? Visho Ajazi nëse nuk është përzier ndokund në ndonjë pisllëk, duhet të flasë.

Detyrimi ka ardhur nga lart, thonë në SHISH. Kush? Presidenti? Ai deklaroi se i kishte dhënë mbështetje dhe vazhdimësi. Kryeministri? Ai vetëm nëse i ka bërë presion ose ofertë mikluese .

Nga dyert e SHISH po del lajmi se e larguan. Të paktën këtë gjë ka lënë të kuptohet ish-kreu i SHISH-it, në një mbledhje që ka organizuar me bashkëpunëtorët e tij përpara zyrtarizimit të largimit nga detyra. Në mbledhjen e zhvilluar në SHISH, ku të panishëm kanë qenë disa nga drejtorët më të rëndësishëm të institucionit, Visho Ajazi, pasi u ka komunikuar largimin e tij nga detyra, ndër të tjera ka thënë se, ky nuk ishte vendim i tij. Një deklaratë e tillë, e bërë mes bashkëpuntorësh shton edhe më shumë dyshimet për largimin e kreut të shërbimit sekret, i cili kishte marrëdhënie të mira me krerët e shtetit. Madje ai u dekorua edhe nga kryeministri Edi Rama. Atëhere ç’pati Visho Ajazi, miku dhe bashkëpunëtori i Bashkim Gazidedes, SHIK-ut të famëkeq të viteve 1992-1997, të cilët vranë, rrahën opozitën, si dhe vunë zjarrin edhe redaksisë më të madhe shqiptare, “Koha Jone”. Në fakt Visho Ajazi pritet të merret në pyetje nga prokuroria, këto ditë, si person që ka dijeni për organizatorët e djegies së “Koha Jone”) në natën e 2 marsit 1997.

Pas largimit të Ajazit nga detyra u përhap lajmi se ish-kreu i SHISH, kishte aplikuar për një detyrë të rëndësishme në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). Diçka e tillë ka ndodhur, por të paktën tri muaj më parë, kur Visho Ajazi kishte aplikuar për të qenë pjesë e strukturave të sigurisë në NATO, por aplikimi i tij ishte refuzuar. Të paktën kështu lancohet.

Më pas u dha një tjetër skenar për publikun, ai i emërimit të Ajazit si ambasador të Shqipërisë në një nga vendet e BE. Por edhe ky spekullim duket larg asaj që ka ndodhur, pasi në mbledhjen e zhvilluar me ish-varësit, Ajazi, ka lënë të kuptohet se, vendimi për largimin e tij nga kjo detyrë, ishte marrë në nivele të larta politike. Por përtej spekulimeve dhe skenarëve, bashkëpunëtorët e ngushtë të Visho Ajazit, mendojnë se një arësye e largimit nga detyra të shefit të tyre, është dosja Habilaj. SHISH-i, ishte institucioni i vetëm që ka dërguar informacione dhe raporte në Prokurori për grupin e Habilajve. Raporti i parë me të dhëna, emra, lëvizje konkrete, dhe veprimtarinë që kryente ky grup, i është dorëzuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në verën e vitit 2016.

Po pse iku Ajazi? Nga frika? Apo e ofertuan në qeveri? Apo e kanë zënë mat me të njëjtën mënyrë siç ai ka spiunuar apo bërë kurthe të tjerëve? Informacionet nga burime të SHISH tregojnë se edhe kjo ka mundësi, pasi kryeministri i ka vënë në tavolinë një DVD !

Gjergj Thanasi, një ekspert i çështjeve të sigurisë, i trajnuar nga agjenci italiane dhe angleze, bën përgjegjës ish-kreun e SHISH-it, Visho Ajazin, se nuk ka raportuar për kalimet e paligjshme të Habilajve nga Porti i Vlorës, por dhe të një terroristeje italiane e natyralizuar në islamike, Maria Giuglia Sergio ose Fatima.
Në një intervistë për “Panorama” ai sjell në vëmendje edhe ndikimin e rritur rus në Shqipëri, por dhe një takim të mundshëm, por të paverifikuar të Visho Ajazit me rusen Olga, ish-punonjëse e një shërbimi inteligjent për sistemet e sigurisë.
“Unë kam parë dhe një gjë interesante. Një blog në gjermanisht ka informacione shumë interesante, jo gjithmonë të vërteta, aty kam ndeshur Visho Ajazin në një marrëdhënie me një Olga, një ish-nëpunëse e shërbimit sekret rus, por jo si KGB, por një shërbim inteligjent për sistemet e sigurisë. Kjo kërkon verifikim. Por shpërdorimi i detyrës bëhet me veprim ose mosveprim”-thotë Thanasi.

Ka edhe një version, disi të besueshëm. Dosja Habilaj që ai ka nisur në prokurori, e ka djegur karrierën e tij. Mbi bazën e këtyre informacioneve të SHISH, Prokuroria regjistroi një procedim penal ndaj të dyshuarve, i cili u pasua nga një tjetër hetim në prill të vitit 2017, një muaj pas largimit nga detyra të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Siç ka survejuar Ajazi grupin Habilaj, dikush në ministrinë e brendshme ka survejuar lëvizjet, drekat apo “pushimet” e pasditës se Ajazit në shtëpinë e SHISH në Kune në Lezhë. Atje e kishte si relaks Visho Ajazi. Atje edhe punonte, edhe pushonte! Por teknologjia dixhitale të nxjerr “lakuriq”, dhe pa qenë krejt lakuriq…

A thua Saimir Tahiri ia ka punuar, Visho Ajazit? Apo fillon ish-ministri Tahiri të nxjerrë nga pak e përditë DVD, dosje, dokumenta të cilat i ka marrë kur ka ikur si ministër?

E saktë mbetet ajo çfarë ka thënë Visho Ajazi para largimit: Më detyruan! Por të të detyrojnë kur je i pastër, mbetet pak e vështirë të ik nga SHISH, ai njeri. Diçka kanë kundër tij dhe dikush ia tregoi një DVD në zyrën e kryeministrit….

SHKARKO APP