Viti i Ri- vit zgjedhjesh dhe arrestimesh nga SPAK
Nga Spiten Prulli-
Viti 2024 u mbyll. Nga të gjitha sondazhet doli se vetëm SPAK e Altin Dumani ishin më të votuarit dhe të besuarit e publikut.
Ndërsa beteja mes Ramës dhe Berishës, për shqiptarët që jetojnë në territorin e Shqipërisë, duket hapur se fiton Edi Rama.
Ndërkohë shqiptarët e diasporës mund të vendosin ose blindimin e kryeministrit Rama në një mandat të katërt qeverisës ose rrëzimin e tij final. Por takimet e kryeministrit, sidomos në Athinë dhe Londër, treguan se deri në këto momente mbetet në avantazh Edi Rama. Flasim për në diasporë.
E megjithatë ka edhe 4 muaj e pak ditë që shqiptarët të shkojnë në kutitë e votimit.
Sali Berisha akoma nuk ka dalë në turne jashtë vendit, siç pritet në mars-prill, sipas selisë blu. Lideri demokrat ka prapë një handikap të madh se në SHBA e Britaninë e Madhe nuk shkon dot si “non grata”.
Këto përkthehen si pikë plus për Edi Ramën.
PD-ja dhe Opozita ka një shans, vetëm nëse Berisha tërhiqet nga kandidat për kryeministër, mund të kenë shans për ndryshim pushteti, por prapë orbitë e largët duket, sepse varet se kush mund të jetë kandidati, që gjithsesi do jetë salist dhe jo njeri që mbledhë votat e elektoratit gri.
Nga ana tjetër SPAK- këtë vit, pra 2025, do të bëjë arrestime sa do të mbahet mend gjatë në memorien e shqiptarëve për dekada.
Dosje të shumta po hetohen, disa janë në prag fletëarrestesh. Ka “peshq” të mëdhenjë nga të dyja kampet.