Vizita e Dumanit në Amerikë, DASH: Bashkë në luftën kundër drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt
Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani zhvilloi pak ditë më parë një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u prit nga zyrtari i lartë Brendan P. Hanrahan. DASH në përgjigjen elektronike dërguar për Report Tv, informon se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë qëllime të përbashkëta sa i përket luftës kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt.
“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta për ndalimin e trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Shefin e Prokurorisë Speciale (CSP) Dumani për të diskutuar fushat e bashkëpunimit të dobishëm reciprokisht”, thuhet në reagim.
Kurse në muajin dhjetor të vitit 2024, Altin Dumani u dekorua nga ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, si “kampion në luftën kundër korrupsionit”. “Është një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, shprehej ish-Sekretari Antony Blinken më 9 dhjetor 2024.
KOHA JONË SONDAZH

