Vizita e Presidentit Meta në Egjipt, jehonë në mediat vendase (FOTO)

Vizita zyrtare e Presidentit të Republikës, Ilir Meta në Egjipt është ndjekur më vëmendje të veçantë nga mediat më të mëdha egjiptiane. Sidomos takimi me Presidentin e Egjiptit, Abdel-Fattah El-Sisi, është raportuar gjerësisht, teksa theksi është vënë te tema e bisedës mes dy krerëve të shteteve.

“Presidenti i Egjiptit, Abdel-Fattah El-Sisi diskutoi me homologun e tij shqiptar Ilir Meta gjatë takimit të zhvilluar të mërkurën në Kajro mënyrat se si mund të përmirësohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale Egjipt-Shqipëri, – shkruan portali “Ahram Online”, duke shtuar më tej: – Dy presidentët gjithashtu diskutuan edhe për çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët përfshi luftën ndaj terrorizmit dhe emigracionit”.

Ndërsa, “Egypt Today” në artikullin e publikuar për vizitën e Presidentit të Shqipërisë, e vë theksin te marrëdhëniet ekonomike dhe bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Egjiptin, duke rritur kështu shkëmbimet bilaterale mes dy vendeve, që vitin e kaluar kapën shifrën 22 milionë dollarë krahasuar me 4 milionë dollarë në vitet 2012 dhe 2013”, shkruan portali në fjalë, duke nënvizuar edhe marrëveshjet dypalëshe që pritet të firmosen e që kanë të bëjnë me fushat e transportit detar, bujqësisë dhe bashkëpunimit ekonomik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe media të tjera online i kanë kushtuar rëndësi vizitës së Presidentit Meta dhe bisedimeve me homologun e tij egjiptian. Për t’u veçuar edhe një artikull i publikuar nga “Sada Elbalad” që citon deklaratën e kreut të shtetit shqiptar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp dhe konkretisht vlerësimin që Meta shprehu për Abdel Fattah al-Sisi, duke e cilësuar si njeriun që arriti t’i rikthejë Egjiptit shkëlqimin e dikurshëm.

“Meta u shpreh se ka biseduar me Presidentin Al Sisi rreth bashkëpunimit dhe luftës kundër terrorizmit e ekstremizmit, duke vlerësuar rolin e Egjiptit në rajon e më gjerë, ndërsa theksoi se dy popujt kanë lidhje të hershme historike”, – shkruan “Sada Elbalad”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?