Vizita e Ramës në Izrael një mjeshtri politike

Nga Spiten Prulli-

Edi Rama ishte në Izrael në një vizitë historike, por edhe spektakolare njëkohësisht. Sidomos fjala e tij në parlamentin e Izraelit ishte mbresëlënëse dhe e kalkuluar mjeshtërisht.

Dihet se lobi financiar që dirigjohet nga Izraeli mbretëron në botë. Në SHBA bankat janë kryesisht në duar izraelitësh dhe paraja drejton Amerikën. Kurse Amerika drejton botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Izrael nuk ishte një udhëtim protokollar i zakonshëm, por një lëvizje e mirëkalkuluar politike në një moment jashtëzakonisht delikat për Lindjen e Mesme dhe për diplomacinë globale. Kryeministrit izraelit i duhej Edi Rama, por edhe Ramës i nevojitet shumë miqesia me Netanjahun, i cili është shumë i afërt me Presidentin Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në plan të parë, vizita sinjalizon pozicionimin e qartë të Shqipërisë në krah të Izraelit, në një kohë kur shumë vende europiane po përpiqen të mbajnë qëndrime të balancuara ose të paqarta, disa edhe armiqësore me kryeministrin e Izraelit. Takimi dhe vlerësimet publike nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndaj Ramës – sidomos theksi mbi “kurajon morale të Ramës” – nuk janë rastësore. Ato tregojnë se Tirana zyrtare perceptohet në Tel Aviv si një partner politikisht i besueshëm, jo thjesht si një mik formal.

“Ti qëndron mbi të tjerët – dhe nuk e kam thjesht në kuptimin fizik, por në kuptimin moral”, u shpreh Netanyahu, duke marrë duartrokitje nga të gjitha krahët e sallës në parlament.

Një vlerësim i jashtëzakonshëm për Edi Ramën, e kjo e thënë nga njeriu-mik i Donald Trump.

“Shqipëria është ishulli i paqes në oqeanin e së keqes”, theksoi kryeministri izraelit.

Në fund, kreu i qeverisë izraelite shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë në fusha kyçe si siguria, lufta kundër terrorizmit, teknologjia, reformat tregtare dhe turizmi.

Jemi gati t’ju ndihmojmë me çdo gjë. Izraelitët e dinë çfarë zgjedhin dhe e kanë njohur Shqipërinë si një destinacion turistik të shkëlqyer. Kemi një rritje gati 1 mijë për qind të turistëve izraelitë që vizitojnë vendin tuaj, edhe falë shijes suaj estetike – po e bëni Shqipërinë më të bukur”, përfundoi Netanyahu.

Togfjaleshi i shefit të qeverisë së Izraelit drejtuar kryeministrit shqiptar se “jemi gati t’ju ndihmojmë me çdo gjë” është një gjë e mirë për Shqipërinë, ndonëse ka xhelozuar Brukselin.

Nga këndvështrimi strategjik, kjo vizitë forcon imazhin e Ramës si një lider që nuk shmang temat e vështira ndërkombëtare, por përpiqet të luajë rol aktiv në to. Shqipëria, edhe pse një vend i vogël, po pozicionohet si aktor politikisht koherent në raport me SHBA, duke ruajtur vijën tradicionale pro-izraelite që nga hapja e ambasadës në Jerusalem.

Në planin diplomatik më të gjerë, vizita i shërben edhe kredibilitetit ndërkombëtar të vetë Edi Ramës, i cili prej vitesh kërkon të projektohet si një figurë politike me peshë përtej Ballkanit. Mesazhi është i qartë: Shqipëria nuk është spektatore pasive e zhvillimeve globale, por një vend që zgjedh anë dhe mban përgjegjësi për zgjedhjet e veta.

Nga ana tjetër, kjo vizitë ka edhe kosto politike të brendshme dhe rajonale. Qëndrimi i hapur pro-Izrael mund të kritikohet nga qarqe që kërkojnë neutralitet më të madh ose ndjeshmëri më të theksuar ndaj çështjes palestineze.

Dhe këtu hyjnë në lojë disa shtete europiane. Por Rama duket se ka bërë llogaritë e veta: përfitimi strategjik dhe marrëdhënia me aleatët kryesorë peshojnë më shumë se kritikat afatshkurtra.

Në thelb, vizita në Izrael është një deklaratë politike, jo thjesht një axhendë takimesh. Ajo konfirmon linjën e politikës së jashtme shqiptare: aleancë e fortë me SHBA-të, partneritet i ngushtë me Izraelin dhe një diplomaci që kërkon të jetë e dukshme, edhe kur kjo nënkupton marrje rreziku. Në këtë kuptim, Rama jo vetëm vizitoi Izraelin, por e përdori vizitën për të përcaktuar qartë se ku qëndron Shqipëria në hartën politike të botës sot.

Dhe në fund të fundit i shërbeu personalisht Edi Ramës, si njëri që shikon përtej Shqipërisë./S.P./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?