Vizita në SHBA, Kryemadhi takime në Kongresin Amerikan

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet ne Washington në një vizitë pune.  Kryemadhi është e ftuar në Mbledhjen Vjetore të “US Association of Former Members of Congress”.

Sot në ditën e dytë të mbledhjes vjetore dhe ditën e parë të vizitës, Kryemadhi mori pjesë në raportimin në sallën e Kongresit ku të pranishëm kanë qenë Kongresmenë, Senatorë dhe ish-anëtarë te Kongresit Amerikan, me të cilët Kryetarja e LSI shkëmbeu opinionet mbi situatën në Shqipëri dhe në rajon.

Gjatë sesionit, Kryetarja e LSI-së zhvilloi një takim me liderin e grupimit Republikan në Kongresin Amerikan Z. Kevin McCarthy.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë aktivitet merrnin pjesë dhe perfaqësues nga Presheva.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?