Vizita në SHBA, Kryemadhi takon ambasadorin, John Richmond
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA është takuar sot me diplomatin e Departamentit të Shtetit, Ambasadorin Special në Luftën Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore, John Richmond.
Në një postim në Facebook, Kryemadhi shprehet se me diplomatin John Richmond ka diskutuar për luftën kundër trafikut dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve.
Postimi i plotë i Monika Kryemadhit në Facebook
E falenderova ambasadorin John Richmond mbi udhëheqjen që SHBA ka marrë në luftën globale kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Vizioni i Presidenti Donald Trump, së bashku me mesazhet e Mike Pence dhe Ivanka Trump në Samitin e Shtëpisë së Bardhë për Luftën e Trafikimit të Qenieve Njerëzore janë një thirrje për të gjithë botën për të garantuar jetën dhe liritë e njeriut.
E bindur mbi partneritetin SHBA-Shqipëri, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt për gratë dhe fëmijët tanë, duke siguruar mbështetje për viktimat dhe për të kapur çdo trafikant.