Vizitoni Thethin dhe gjeni një mjedis krejt tjetër!
“Në Theth e Ndërlysaj, ku bashkë me pikun e sezonit turistik malor që sjell çdo ditë e më shumë vizitorë, ka nisur edhe një erë e re e trajtimit të mbetjeve, me shpërndarjen e kontenierëve të rinj dhe zgjerimin e hartës së pastrimit për t’i dhënë fund situatave degraduese që na skuqin faqen, por edhe duke bashkëpunuar ngushtësisht me qytetarët e bizneset, që patriotizmin duhet ta shfaqin sot më shumë se kurrë me përgjegjësi ndaj natyrës”- shkruan kryeministri Rama.
Thethi vizitohet nga qindra e qindra turistë të huaj. Ai vend është parajsë tokësore, nga bukuritë natyrore, por kërkonte dhe mirëmbajtjen e mjedisit, ndaj kryebashkiaku i ri Benet Beci e ka nisur me pasion punën edhe për Thethin.
Pamjet tregojnë se si punohet për mirëmbajtjen e mjedisit në Theth.