Vendimi/Vjosa Osmani, kandidatja e LDK për kryeministre

Siç parashikoi gazeta KOHA JONË që ditën e shtunë, sot u votua Vjosa Osmani si kandidate për Kryeministre nëse LDK fiton zgjedhjet e parakohshme në shtator.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të nominojë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre. Në mbledhjen e kryesisë së LDK-së shkruan Express se tashmë është vendosur që anëtarja e kryesisë, Vjosa Osmani të jetë kandidatja e kësaj partie për kryeministre.

Osmani është e nominuara e parë grua për postin e kryeministres së Kosovës. Ajo në zgjedhjet e 2017-ës ka qenë gruaja më e votuar në Kosovë, me 65 mijë vota dhe ndër politikanët më të votuar në nivel vendi, nga të gjitha subjektet politike. Osmani u bë pjesë e kryesisë së partisë ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq kreu i LDK-së dhe anëtarë të kryesisë së kësaj partie kanë filluar takimet me udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Saktësojmë se shkrimi paralajmërues i KOHA JONË ditën e dielë për Vjosa Osmanin është klikuar nga më shumë se 267 mijë lexues. Vjosa Osmani është diplomuar në SHBA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?