Vrasja e Santos/Çako:Dyshimi është dyshim, por ka versione të ngritura

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është i ftuar në Tonight Ilva Tare në ne Ora News ku përballë gazetares Ilva Tare për t’iu përgjigjur pyetjeve për situatën më të fundit të rendit në vend. Përplasjet e bandave dhe vrasjet e bujshme që kanë ndodhur se fundmi si dhe klima e krijuar tek qytetarët duke ndikuar në besimin e tyre për punën e policisë së shtetit. Drejtori Çako do të hedhë dritë gjithashtu edhe për përpjekjet e policisë për të zbuluar dhe kapur autorët e këtyre ngjarjeve si dhe çështjet e tjera të nxehta që janë pjesë e punës së policisë së shtetit.

Çako: Për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit. Ne kemi ngritur versionet përkatëse. Për shkak të subjekteve, pro edhe të dëmtuarve që mbartin një konflikt të vjetër versionet kryesore janë të orientuara drejt hakmarrjes, por për shkak të hetimit refuzoj të jap detaje.

A ka ndonjë pistë të re të hetimit?

Çako: E thashë lidhet me konspiracionin

Ju kanë ndihmuar dëshmitë e të plagosurve?

Çako: Ka shumë element ku ne kemi ngritur hetimet tona, por pjesërisht ato janë pjesë e hetimit për tu vlerësuar.

A është filmuar ngjarja?

Çako: Ka pamje të pjesshme, por edhe kjo rezervohet.

A kanë qenë të veshur me uniforma police?

Çako: Autorët kanë qenë të veshura me roba kamuflazhi.

Ishte e pamundur të arrestoheshin?

Çako: Ne jemi në hetim, dhe po punojmë intesivisht.

Keni një numër?

Çako:  Në këtë krim mendohet se kanë marrë pjesë 4 persona, 3 aktiv dhe një në drejtim të mjetit.

A i mbante nën mbikqyrje policia, pasi ishin me precedent?

Çako: Policia e Elbasanit ka qenë në krye të detyrës, ka mbërritur në vendngjarje, pavarësisht se nuk janë kapur autorët.

Vrasja e Santos, Çako: Jemi në hetim

Ka një vrasje në 2014 që nuk është zbardhur, rasti i Artan Santos?

Çako: Është një ngjarje e cila vazhdon hetimi, në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës. Vazhdon hetimi në pistat e mundshme që ne kemi ngritur.

Kanë emra?

Çako:  Dyshimi është dyshim, por ka versione të ngritura.

A janë dy personat me motor në kërkim?

Çako:  Jemi në hetim për të evidentuar dhe identifikuar personat.

Çako: Ka pasur edhe arrestime të punonjesve të policisë

Ka pasur lajme edhe në media për dekonspirimi edhe të uniformave blu, qëndrojnë lajme të tilla?

Çako:  Janë proceduar shumë punonjës policie, në dy vjet mbi 2 mijë raste.

Ka pasur raste kur policët kanë dhënë informacion autorëve?

Çako: Ka raste të mosrealizimit të punës dhe detyrës.

Po raste ndëshkimi?

Çako:  Sigurisht që ka pasur, ka pasur edhe raste arrestimi.

A është e lehtë të identifikohen

Çako:  Ne jemi të vendosur të identifikojmë cdo efektiv policie që është pjesë e krimit.

Kush është krimi më I rëndë në Shqipëri?

Çako: Pesha e krimeve është e përcaktuar në Kodin Penal. Nuk mund të bëjmë klasifikim të krimeve. Krimet e rënda janë të përcaktuara në Kodin Penal.

Është e lehtë të luftohet krimi ekonomik, krimi I zyrtarëve të lartë..?

Çako: Vështirësi ka, sepse implikon edhe struktura të caktuara dhe e bëjnë të pamundur vënien përpara përgjegjësisë. Ne jemi të qartë në hetimin dhe në hetimin e aseteve kriminale.

Çako: Bashkëpunimi me SHISH dhe Prokurori, korrekte

Si është bashkëpunimi i policisë me SHISH, Prokurorinë?

Çako:  Të gjitha institucionet kanë përgjegjësitë e vetë dhe kanë të ndarë funksionin që ato kryejnë. Policia e ndodhur përballë një nevojë për të përballuar veprimtari të shumta ka përballur një veprimtari të shumtë. Kjo lidhet edhe me nivelin e caktuar të Prokurorëve, por edhe me nevojën për të thelluar më tej hetimin, për ta cuar në Gjykatë. Ka raste që rezervojnë papërgjegjshmëri të oficervët gjyqësore, por edhe të prokurorëve.

Vrasja e deputetit Xhindi, Çako: Ngjarja në hetim

Vrasja e deputetit Xhindi…?

Çako: Kjo është një ngjarje e rëndë që ka vite që ka ndodhur dhe ka hetimet e veta. Ne jemi duke investuar për këtë cështje. Kemi ngritur një grup të vecantë ka edhe kjo element të hetimit përkatës.

Rasti i rrëmbimit të Stafukës..?

Çako:  Vazhdojnë hetimet, është ende në hetim.

Operacioni antidrogë

Ka një çështje që është çështje e ditës. Operacioni I bujshëm. Ka riaktivizim të skafeve?

Çako: Kjo është një luftë që ka vite. Persona me precedent tentojnë ti shmangen policisë dhe tentojnë të shesin kanabis. Ne jemi në një bashkëpunim shumë të ngushtë me policinë italiane. Patrullojmë sëbashku kufirin bregdetar shqiptar, ndaj dhe operacioni I fundit janë pasqyrim i bashkëpunimit.

Çako: Në Lazarat nuk mbillet më drogë

Cfarë bëhet me Lazaratin?

Çako: Lazarati është fshati më I preferuar,q oftë edhe për pelegrinazh për shqiptarët dhe të huajt. Ka banorë që jetojnë dhe punojnë normalisht.

Policia aty është e pranishme?

Çako: Policia patrullon dhe I vihet në ndihmë komunitetit sin ë të gjithë zonat e tjera të Shqipërisë.

Mbahet ende në vëzhgim?

Çako: Jo nuk mbahet më në vëzhgim.

A solli rritje të krimit të brendshëm në fshat?

Çako: Ka një sërë analizash përpos ndryshimit të statusit të këtij komuniteti. Jam I bindur që përfituesit më të mëdhenj janë banorët e Lazaratit që tani nuk identifikohen më me gisht. Janë si gjithë të tjerët.

Mund të themi se në Lazarat nuk mbillet më drogë?

Çako: Po, nuk ka më drogë.

Operacioni i Dukagjinit

Me Dukagjinin keni mbaruar punë?

Çako:  Procedimi është cështje tjetër dhe kapja është punë tjetër. Ne jemi të angazhuar ti evidentojmë dhe ti kapim, por jot ë gjithë I kemi kapur.

Kjo droga që po transportohej në Itali, është sasi e re apo e vjetër?

Çako:  Duhet të presim analizat, por nuk ka të re.

A janë shqetësuese apo agressive grupet kriminale?

Çako:  Cdo grup ka rrezikshmërinë e vet për policinë, por kjo nuk përbën shqetësim dhe aq më shumë frikë për policinë.

Çako: Laboratori i Xibrakës, operacion i suksesshëm

Çako:   Rasti i Xibrakës ishte një operacion i suksesshëm në bashkëpunim me policinë gjermane. Ai ishte një rast që u dokumentua, personat u vunë përpara përgjegjësisë ligjore. Të gjitha grupet kriminale kanë tendencën, synimin dhe vendin që mund ti shmangen policinë.

A ka rrezik për ndonjë laborator tjetër?

Çako:  Nuk mund të konfirmoj, për punën e një studioje.

Droga me skaf në Itali, Çako: Autorët janë të identifikuar

Droga në Itali, janë të evuidentuar autorët?

Çako:   Persona janë të identifikuar

Do të jetë e lehtë të kapen?

Çako:   E lehtë nuk është asgjë, prandaj konsiderohet si profesion i vështirë.

A mund të flasim për celula mafioze në Shqipëri?

Çako:  Nuk është shprehje që i përket kriminalitetit në Shqipëri. Ka grupe kriminale, ka një të vërtetë të madhe që shumë shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë kryejnë vepra kriminale në vende të ndryshme të Europës, por ne kemi bashkëpunim me autoritetet homologe.

Ku përfundon droga e sekuestruar nga policia

Çako: I nënshtrohet ekzaminimit dhe asgjesohen me vendim të gjykatës, e cila shprehet në vendimin që merr për asgjesimin me një komision të posaçëm.

Rreziku nga terrorizmi, Çako: Nuk jemi të imunizuar

A ka alarm serioz policia për sulme terroriste?

Çako: Një nga prioritetet është lufta kundër terrorizmit. Ne jemi të mbështetur nga SHBA. Është e vërtetë që një numër I caktuar shqiptarësh ka lëvizur ose është bërë pjesë e luftimeve në Siri. Legjislacioni shqiptar tani që është përputhur me atë të BE dhe SHBA për të vënë përpara përgjegjësisë personat që janë të përfshirë. Edhe Shqipëria nuk është e imunizuar nga këta persona.  Kjo është edhe cështja ose prioriteti bazë. Ne kemi ngritur edhe njësinë e vecantë të antiterrorizmit.

A ka institucione të rrezikuara seriozisht?

Çako: Ky prioritet ka objektivat dhe njerëzit e vet që angazhohen në mënyrë të vazhdueshme për të siguruar institucionet, apo personalitetet që mund të bëjnë rriskun për ngjarje të tilla.

SHKARKO APP