Welcome Anthony Blinken!

Entoni Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit vjen sot në Tiranë në një vizitë historike 8 orëshe.

Zoti Blinken pritet të sjellë mesazhe të rëndësishme mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë atlantiste në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë Shqipërinë si partner kyç në rajon, ndaj edhe ajo ka një rol më të madh për të luajtur në forcimin e sigurisë atlantiste të rajonit.

Edhe situatat më të fundit në Kosovë pritet të jenë temë e kësaj vizite, krahas marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-amerikane.

Çështjet e sigurisë, mendojnë ekspertët, do të mbizotërojnë vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken në Shqipëri.

Zoti Blinken vjen në Tiranë me një mesazh shumë të qartë, për t’u thënë gjithë atyre që duan të trazojnë ujërat në Ballkan, që SHBA-të janë këtu, se SHBA-të janë në vëzhgim dhe se Ballkani perëndimor do të jetë në vëmendjen e tyre për sa kohë që ka aktorë të tjerë politikë të rëndësishëm, që kërkojnë të ndërhyjnë dhe të rrezikojnë paqen dhe sigurinë në Ballkanin perëndimor.

SHKARKO APP