Xhafaj dhe Majko i kërkojnë kryeministrit Rama të mbajë të njëjtin qëndrim si Zaev

Mbledhja e kryesisë së PS-së ka prodhuar reagime të forta nga ish-ministri Fatmir Xhafaj dhe ministri Pandeli Majko.

Mungesa e një debati konstruktiv, pas dështimit për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE, ka sjellë reagimin e Fatmir Xhafajt, i cili ka qenë kritik ndaj kryeministrit Rama. Ministri Majko ka mbështetur hapur ish-ministrin Xhafaj, duke kërkuar me insistim se duhet edhe Edi Rama të ketë një qasje si kryeministri maqedonas, Zaev, i cili e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 prill 2020 me qeveri tjetër, që quhet qeveri zgjedhore.

Madje, ministri Majko ka kritikuar edhe ministrin në detyrë Gent Cakaj për deklaratat e tij ku tha se Kryeministri Rama nuk pati premtuar se nëse nuk hapen negociatat do të jap dorëheqjen si kryeministri maqedonas.

Insistimit të ish-ministrit të sukseshëm Fatmir Xhafaj i është përgjigjur vetë kryeministri Rama i cili ka theksuar se edhe DASH na mbështeti ne si qeveri! Ndërkohë pas kryeministrit janë lëshuar urdia e anëtarëve të kryesisë së PS duke sfiduar qëndrimet e Xhafajt dhe Majkos.

Në fakt Pandeli Majkon e shikojnë me xhelozi në Rilindje, sespe ai mbetet një kandidaturë për kryeministër për qeveri të gjithëpranuar nga partitë politike shqiptare nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin maj 2020.

SHKARKO APP