“Yllat” deputetë, kazanët e Ukrahinës dhe çanta me 300 mijë euro cash
Një kandidat nga lista LSI duket se ka pranuar mandatin e deputetit. Por ai është pa kontribute dhe pa asnjë meritë në votat e LSI. Thjesht një mbushësh liste, ndonëse mbetet një gabim kur bëhen listat nga partitë. Kryeministri dhe suita e bisnesit është turr me çanta me nga 300 mijë deri në 500 mijë euro çdo kandidat që pranon të firmosë për t’u bërë deputet nga listat e PD dhe LSI. Ndonëse mbetet një aventurë idiote sepse parlamenti ka mbaruar politikisht, edhe në mënyrë kushtetuese sepse me Kushtetutë parlamenti duhet të ketë 140 deputetë që të quhet parlament kushtetues. Sado të blejë kryeministri as nuk njihet nga PD dhe LSI, por nuk bën 140 deputetë.
Gjithsesi Rama po blen dhe po harxhon ata para që kanë vjedhur ministrat e ish-ministrat e tij.
Në çdo pyll ka derra thotë një fjalë e urtë popullore, ndaj edhe në rastin e blerjes së kandidatëve në lista nga qeveria, nuk është për t’u çuditur se dalin edhe “derra”. Por për pak muaj do ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe nuk do ta gëzojnë mandatin këta tipa, që do baltosen, jo vetëm me baltë…
Reagimet janë të shumta nga militantët e LSI si fjala vjen do ti hedhin m.. mbi surrat, do ta fusin në koshin e plehrave të Kamzës, do ta dhunojnë në mënyrë “demokratike”, etj etj.
Por një reagim me ironi ka ardhur nga gazetari Ylli Dylgjeri, i cili si gjithmonë, nuk i kursen notat e humorit.
Postimi i Ylli Dylgjerit:
LSI i rierdhi edhe një Yll!
Më në fund e bëmë partinë me 3 Yje! Ishim 2 e tani u bëmë 3: Yll Manjani, Yll Dylgjeri e së fundi Ylli Shehu. Që do të kthehej në politikë Mehmet Shehu
do e kisha besuar, por që të do kthehej Ylli Shehu…s’më kish shkuar mëndja!!! Ndaj dhe i madhi Fishta dikur shkruante:
“Nji send serit puna e horrit,
Ç’farë si shkon mendja kërkujt,
Kur i han bytha malcorit,
I han ma shumë se gjithkujt…”
Ja dhe CV-ja: Ylli Shehu -republikan, lësëist, dhe tani mandatist…”
Por në këtë rast nuk ka munguar as komenti nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
“Yjet tona ranë o Dylgjer. Yje te reja po ngrihen”, ishte komenti pikant i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Ylli Shehu ishte pjesë e listës së LSI gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017, por nuk arriti të zgjidhej deputet, por mesa duket rastin e parë që i iu dha mundësia e shfrytëzoi në maksimum.
Militantët e LSI po mendojnë se në cilin kazan plehrash do ta fusin si puna e një deputeti në Ukrahinë. Nuhet ky veprim, por zemërimi i gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve që kanë dhënë votat e sot gjenden të papunë e të sulmuar nga kryeministri, reagimi i tyre do të jetë më keq se në Ukrahinë.
Edhe në listën e PD-së po gjenden ca “ylla” dhe do ti dëgjojmë këto ditë emrat e tyre. Militantët demokratë i kanë gjetur kazanët si në Ukrahinë për këtë soji deputeti…