Ylli Manjani: Çfarë dreq shteti jemi që fusim në Kushtetutë Gjykatë dhe Prokurori të Posaçme! Jemi shtet anormal!

Nga Ylli Manjani

Gjykatat e posaçme nuk janë për drejtësi, por për ndëshkim.

****

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet pranojmë se ngrirja në mënyrë të përhershme e gjykatës dhe prokurorisë së posaçme ka qenë gabim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata që thonë se kjo do na fusë në Europë, ja fusin kot.

Askund në Europë, Azi, Amerikë, Australi, Oqeani e Afrikë nuk do gjeni një kushtetutë që të ketë në tekstin e saj gjykata apo prokurori të posaçme.

Askund nuk do gjeni një kushtetutë ku në tekst të ketë fjalët “korrupsion” e “krim i organizuar”.

Arsyeja është se këto janë çështje të përditshmërisë dhe përkohshmërisë së punëve të shtetit. Janë mjete që përdoren në kushte të caktuara, sipas nevojës dhe vetëm për pak kohë. Ndaj ska se si të jenë pjesë e kushtetutave.

Ne, si vendi më i posaçëm që jemi, shpikim dhe eksperimentojmë deri në vetvrasje shtetërore e sociale.

Edi Rama kërkon sot, jo pa argument, të ndalë sulmin abuziv të strukturave të posaçme si ndaj lirive të njeriut ashtu edhe ndaj financave publike.  Krejt dakord, por e keqja është ngrirë  në mënyrën më amatore të mundshme në ligjin themeltar të shtetit. Duhet pranuar kjo gjë si fillim.

Duhet pranuar gabimi amatoresk dhe duhet kthyer situata në normalitet me abrogimin kushtetues të të gjitha atyre parashikimeve, që të posaçmen e bëjnë të përhershme.

E posaçmja mbetet e tillë me një ligj të posaçëm dhe gjithmonë me afat. Në të kundërt shteti gjendet në emergjencë të përhershme. Shihni shtetin e post reformës, gjithnjë në alert artificial për shkak të organizimit kushtetues të posaçëm, kundër të zakonshmes….

Ne kemi sot Republikën e Posaçme të Shqipërisë, ku çdo e posaçme është ligjore!

Tmerr kushtetues kemi.

Duhet përmbysur kjo gjë o njerëz.

Në çdo rast, me apo pa ndërhyrje në kushtetutë NUK MUND të ketë Gjykata e gjykime të posaçme!

Këto gjykata e gjykime janë qendra dënimi me vdjekje, pa provë e pa proçes të rregullt!

Ligji për këto gjykata e gjykime të posaçme është thjesht legalizim i ndëshkimit pa fakte.

Kjo nuk ka asnjë lidhje me Bashkimin Europian të të drejtës së shkruar kontinentale që njohim, as me konstitucionalizmin anglo-sankson të preçedentit.

Kjo që kemi bërë është një bolshevizëm me spruco demokracie. Këtë të fundit (sprucon pra) e hedh burokracia e perëndimit për të krijuar një qendër dënimi pa ligj të shqiptarëve që nuk i dënojnë dot atje me prova e proçese të rregullta.

Ky realitet ka qenë e mbetet i papranueshëm. Ne duam të hyjmë në Europë pikërisht për proçese të rregullta e sundim të drejtësisë se me ndëshkimi kemi 110 vjet shtet që i kemi midis nesh.

Prandaj një reformë reale fillon me rishikimin, në mos rishkrimin e Kushtetutës.

Nuk kemi pse ti vijmë vërdallë fare këtij muhabeti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 6757 (74.2%)
Jo 2347 (25.8%)

Vota totale: 9104