Ylli Manjani: Ministrat flinin me dashnoret te resorti i Klement Balilit

Ylli Manjani ka komunikuar me mediat për largimin e tij nga detyra ditën e sotme. Ai tha se lajmin e ka marrë vesh nga televizionet, pasi nuk ka pasur asnjë komunikim institucional dhe as njerëzor me Kryeministrin, Edi Rama.

U njoftova nga mediat për shkarkimin tim. Duhet të komunikojmë përmes medias sepse dhe Whatssup dhe SMS nuk funksionojnë. Kam qenë dhe mbetem profesionist. Ilir Metës i jam mirënjohës për besimin që më dha si ministër. ..Mbledhjet e qeverisë janë antikushtetuese. Ministrat nuk lejohen të flasin në mbledhjen e qeverise. Rama ka harxhuar kohë për ti bërë presion Metës. Ajo që thotë është se unë flas pa lejen e Fugës. Në një sistem demokratik ministrit kërkohet ti mbyllet goja. Shkarkohesh se flet pa lejen e Fugës….”,- tha Manjani.

Ai ka zbardhur dhe motivet e largimit. “Po fole pa lejen e (Endri ) Fugës shkarkohesh. Kryeministri thotë rri urtë, bëj ndonjë tender, ky është mesazhi që i jepet qeverisë 6 muaj para zgjedhjeve”,- tha Manjani.

Manjani hodhi akuza të ashpra ndaj Kryeministrit dhe disa ministrave të PS. Manjani u shpreh se sulmet ndaj tij u shtuan kur foli për kanabisin dhe Klement Balilin. Manjani bëri një deklaratë bombë kur tha se se në kohën që ai denonconte dhe kërkonte zbatimin e ligjit për arrestimin e Klement Balilit, ministrat e Ramës flinin me dashnoret në resortin e tij.

U shtuan presionet kur bëra deklaratën për kanabisin. E bëra atë deklaratë si qytyetar i shqetësuar. Nuk kisha asnjë paragjykim dhe asnjë prapamendim. Kryeministri u nervozua dhe shtyu dy ministra të reagojnë kundër meje. Të gjithë ata ministra më shkelin syrin por kanë frikë të flasin. Që pas asaj situiate është shtuar presioni jo ndaj meje, por ndaj kryetarit të Kuvendit për largimin tim. Unë e di pse. Nuk është rastësi që bashkohet me emrin tim me dosjen e Klement Balilit. Ndërkohë që në Tiranë lidhej emri im me Klement Balilin, ministrat flinin me dashnoret te Santa Quaranta”- tha ai.

Manjani tha se partnerët ndërkombëtarë i kanë kërkuar Ramës shkarkimin e Saimir Tahirit.

Kam thënë që të arrestohet Kelment Balili. Ndërkohë që kam thënë këtë, Drejtorët e Policisë hanin dhe pinin te Santa Quaranta. Këtë kam thënë. Kryeministrit i kanë kërkuar shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, ja kanë kërkuar partnerët jo unë. Kjo që po ndodh sot është për të larguar vëmendjen ”,- tha Manjani.

 Ai shtoi se personi i shkarkuar duhet të ishte shkarkuar sot, pasi “hodhi në bast elektoral interesat e Shqipërisë në zgjedhjet në SHBA”.

Manjani u shpreh se vendi i Ramës ishte një hakmarrje e Kryeministrit. “Kjo është hakmarrje e pastër për qëndrimet e mia nga Rama, sidomos për kanabisin.  Ilir Meta është kryetar i LSI, ai do të duhet të marrë vendime në mënyrë më të balancuar. Metës i mbetem mirënjohës në pjesën e mbetur të jetës sime, sepse më ka dhënë mundësinë që unë të tregojë se çfarë mund të bëj në ekzekutiv. Do të jem në detyrë deri në ditën që vjen pasardhësi im, kështu thotë Kushtetuta”,- tha Manjani.

Ylli Manjani ka treguar arsyet se pse është shkarkuar nga Edi Rama prej detyrës që ai mbante atë të Ministrit të Drejtësisë. Sipas Manjanit, arsyeja kyesore e shkarkimit është fakti se ai ka folur në media pa lejen e Endri Fugës.

VIDEO E PLOTE E KONFERENCES SE YLLI MANJANIT:
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/695393427252449/

SHKARKO APP