Ylli Rakipi “masakron” në debat live kryeministrin Rama për premtimet

Drejtuesi i emisionit “Te Paekspozuarit” në news24 Ylli Rakipi kishte të ftuar të hënën kryeministrin e vendit Edi Rama. Ishte hera e parë që Edi Ramës i hasi sharra në gozhdë në një emision televiziv. Rakipi e gozhdoi me pyetje direkte për mosmbatjen e premtimeve, për koncensionet spekulative që ka dhënë, për sherret në koalicion, për korrupsionin, për shumë gjëra që nuk ka realizuar,etj. I tha se ti je i korruptuar se merr milionat e Ilir Beqjes,etj. 

Kryeministri Rama u ndje keq dhe herë-herë ngeli me gojë hapur pa thënë asnjë fjalë. Por me pas Kryeministri e merrten veten dhe sulmonte egër “kazanin mediatik”. Por disa pjesë nga debati janë të veçanta, të cilat ia vlen të lexohen:

Pjesë nga debati mes Rakipit dhe Ramës:

Rama e pohon live: “Koncensionet janë krenaria e qeverisë sime”. Gazetari: Turp i madh 

Rakipi: Premtove uljen e çmimit të energjisë?
Rama: Është ulur çmimi.
Rakipi: Është rritur në 75% të familjeve. Sipas raportit të ERE-s shqiptarët kanë paguar 11.4 lekë për kë nga 9.24 në vitin 2013.
Rama: Çmimi mesatar për konsumtorët familjarë është ulur. Për biznesin është rritur.
Rakipi: Ne jemi injorantë, ti je më i dituri!
Rama: Nuk po flas për astronominë, po flas për punën time. Nuk janë kështu këto.
Rakipi: ERE është institucion që drejtohet nga ty. Premtove uljen por sipas raportit të ERE-s, 75% paguajnë më shumë. 
Premtuat shëndetësi falas dhe nuk e realizuat?
Rama: Jemi në proces.
Rakipi: Si në proces? Mund të vazhdojë 100 vjet.
Rama: Ju vazhdoni merreni me koncesionet.
Rakipi: Është turp i madh!
Rama: Është krenari. Ju nuk kuptoni. Ju kujtoni se janë lekë që shteti ua jep atyre. E di që mjeku i familjes është falas. Paguanin 10 mijë lekë shqiptarët.
“Thonë se lekët e koncensioneve i merrje ti, jo Beqaj’, Rama-gazetarit: Njësoj si të them që ti je tutor
Ylli Rakipi u ndal tek koncensionet, ndërsa shtoi se miqtë e kryeministrit i kishin pohuar se paratë e tyre i merrte vetë Rama dhe jo ish-ministri Ilir Beqaj. Ky i fundit ia kthehu gazetarit se kjo që po thoshte ai ishte e njëjtë sikur ti thoshte Rakipit se ai merrej me prostitucion.
Rakipi: Ky shtet ikën (shembet) pas kontratave që keni bërë ju..Po shëndetësia falas?
Rama:
 Është e turpshme Ylli kjo që bëni ju. Koncensionet e Saliut ishin tarifë për qytetarin. Ju e keni mjeruar njerëzit. Thoni që ‘Ilir Beqaj merr lekë’.
Rakipi: Jo jo miqtë e tu thonë se si merr Ilir Beqaj, por i merr Edi Rama.

Media kazani”, Ylli Rakipi ia thotë Ramës në sy: Një koleg më tha “t’ia mbledhim, t’i themi legen”

Rakipi: Jam i detyruar të pyes?
Rama: Po mos ma vërtit kështu gishtin. Pastaj kazani…
Rakipi: Të përgjigjem pak për këtë. Një njeri nga këta që i bën kazan ti, më tha mua ta mbledhim njëherë këtë: Ti themi legen. Jo, i thashë, se ai është kryeministri i vendit. Ça janë këto fjalë otomanësh…
Rama: Këto janë tamam kultura që duhet shkulur.
Rakipi: Për këtë shkak po e bën ti.
Rama: Jo është kultura e marrjes së pushtetit në emër të njerëzve dhe transformimin e pushteti për vete. Ka një sistem gjërash njeriu kur ulet për të qeverisur dhe fillimi i betejës për të çuar tepsinë për skrap…as PS nuk duhet që të kujtojë dhe të veprojë sikur tani e ka gjithë tepsinë për vete. Ndërkohë që ajo çka unë kam bërë dhe ne kemi bërë është të fokusohemi tek reformat themelore. Kjo është një reformë e domosdoshme. Ne kemi bërë reformat themelore. Është momenti për ti thënë shqiptarëve hapur, ky është një sistem që duhet shembur. Por se shemb dot unë. Ju them shqiptarëve ju e keni në dorë.
Rakipi: Ty të kanë penguar këta?
Rama: Ta mbaroj mendimin.
Borxhi publik, Rama: Nuk dua t’i hyj këtyre debateve
 
Rakipi: Ke marrë borxh 2.5 miliard?
Rama: Nuk i hyjë kësaj historie sepse kjo është spekulim.
Rakipi: Ke marrë para borxhë dhe i ke cuar të rilindja urbane, dhe ske skanër në spitale.
Rama: Unë nuk kam thënë që në në 44 muaj i bëmë trë gjitha, por kam thënë kemi bërë shumë, ka dhe plot gjëra që sjanë bërë, shko shiko QSUT sot dhe krahasoje me atë që ka qenë. Unë nuk jam magjistar, këto gjëra bëhen me punë dhe mund të madh dhe duke i rezistuar edhe kësaj maskarade që na ndjek nga pas për të treguar vetëm zi, dhe manipuluar opinioin publik. I ke cuar 2 miliard e ca lekë të kulla e Korçës, Ai nuk është infermier, por karagjoz., Flasim për gjëra që ti kupton, jo që nuk kupton.
Rakipi: Do jetë më e rëndë nëse si kupton ti këto…po ti specialist je ekonomie? Mos e fyej detyrën time. Pse se kishte nxjerrë Mero Bazën dhe Filip Çakulin te ato fotografitë. Ke vajtur në shtatë emisione humoristike, turp i botës, dhe sje ulur njëherë me kundërshtarin.
Rama: Mos shpif për Arjan Çanin, unë kisha shtatë vjet që nuk isha takuar. Është në proces mbyllja e lojrave të fatit, nuk kam mundur dot për shumë arsye, sepse i sjellin shtetit financa.
Rakipi: Përmendet në fushatë Skënderbeu, doni të jeni si Skënderbeu ?
 
Rama: Jam krenar që kam mundësinë që të bëjë këtë punë që bëjë. Dhe jam krenar, dhe do frymëzohem nga Skëndërbeu dhe Ismail Qemali, unë s’do frymëzohem nga ju nga ty dhe Fatos Lubonja. Po të përsëris se nuk shoh asnje shans per kualicion me LSI 
Rakipi: Flitet per nje kualicion PD-LSI?
Rama: Edhe mundet, ka ndodhur, varet nga numrat 
Pas mbarimit të emisionit te Ylli Rakipi, ku doli i xhindosur nga dajaku që i dha drejtuesi i emisionit, tregojnë se kryeministri Rama ka thirrur Endri Fugën duke i bërtitur se “pse me solle këtu te ky kasapi se me masakroi?”.

SHKARKO APP