Zbardhet mesazhi/S.Tahiri u shkarkua nga presioni i ndërkombëtarëve

Ish-ministri i Brendshëm, Saimi Tahiri akuzoi sot LSI-në dhe ish-kryetarin e saj, Ilir Meta për zgjedhjet dhe për rolin e LSI-së në këtë fushatë. Mes rreshtave të një reagimi të gjatë Tahiri akuzonte LSI se e kanë përgjuar në zyrë gjatë kohës që ishte në detyrë. Ministri aludoi se zv/ministri i tij, Ilir Marko i ka vendosur një përgjues ambientet e Ministrisë.

Zv/ministri i brendshëm Ilir Marko ka treguar atë që ka ndodhur me Saimir Tahirin gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Brendshme.

Në një mesazh privat (të cilin “Koha Jonë” arriti ta marr në mënyrat e gazetarisë investigative) Ilir Marko i kujton Saimir Tahirit se nuk ishte nevoja ta përgjonte ai (siç aludon Tahiri), pasi këtë gjë e kanë bërë shërbimet sekrete ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesazhin e tij, Marko shkruan se edhe motivi i shkarkimi për Saimir Tahirin ka ardhur nga partnerët ndërkombëtarë. Ai shkruan se nëse Saimir Tahri do sqarime për motivet e shkarkimit lë të pyesë Edi Ramën për letrën ultimatum që i ka mbërritur në zyrë nga ndërkombëtarët. Kryeministri Rama e ka shkarkuar mënjëherë nga posti sapo ka marrë një ultimatum  prej një ambasade të rëndësishme perendimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë ditës së sotme, Tahiri reagoi mjaft ashpër pas akuzave që kandidatja për deputete e LSI-së, Eriona Bixha i bëri për blerje votash në Vorë. Kandidatja e LSI-së tha se Saimir Tahiri dhe njerëzit e tij po blejnë vota në Bashkinë e Vorës. LSI paraqiti emra dhe targa makinash që përdoren për të shpërndarë lekë.

Në vend të përgjigjes për këtë akuzë, Saimir Tahiri tha se sulmet e LSI ndaj tij janë politike. Ai tha se e kanë akuzuar pa të drejtë edhe gjatë kohës që ishte ministër. Aludimet e forta që bëri Ministri për përgjime, kanë nxitur dhe reagimin e Zv/Ministrit Ilir Marko. Ky i fundit, ndryshe nga Tahiri me etikë qytetare i kujton se përgjimet dhe shkarkimet i kanë ardhur nga ndërkombëtarë, për shkak të trafikut të drogës.

Mesazhi i Ilir Markos, një zyrtar i lartë i qeverisë tregon dhe prapaskenat që kanë ndodhur me ndryshimet e Ministrave. Edi Rama deklaronte shpesh se Saimir Tahiri ishte ministri i tij më i suksesshëm. Po ashtu, Edi Rama e vlerësonte për reformat që Tahiri bëri në Policinë e Shtetit. Në të gjitha akuzat që PD dhe LSI i kanë bërë Tahirit për kanalizimin e vendit, Edi Rama e ka marrë në mbrojtje duke e lavdëruar për punën që ka bërë Ministrin kundër drogës.

Por zëvendësi i Tahirit thotë se Ministri u largua jo me kërkesë, por me ultimatum nga partnerët ndërkombëtarë. Gjë që do të thotë se puna ka arritur deri në pikën kur partnerët e Shqipërisë e kanë vënë në presion Edi Ramën që të largonte Tahirin. Tashmë lind pyetja, për çfarë arsye Edi Rama e mbronte kaq shumë ministrin e tij që ndërkombëtarët e donin me patjetër të shkarkuar?

Nga ana tjetër, nëse raportet e nxijnë Shqipërinë për drogën, cila është përgjegjësia e ish-ministrit të Brendshëm dhe pse askush nuk jep llogari për këtë?

Në faksimile është sms e dërguar sot ish-ministrit Saimir Tahiri nga zv/ministri Ilir Marko

Zv/Ministri i Brendshëm, Ilir Marko

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?