Zbulohet emri i diplomatit të huaj që bëri ofertën antiPD, partive të opozitës

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ, tha për mediat se një diplomat i rëndësishëm i huaj në një takim me disa parti politike opozitare u bëri një propozim të çuditshëm. U kërkoi që të tradhtojnë PD dhe Lulzim Bashën dhe si këmbim Edi Rama dhe KQZ do t’ju jap disa mandate deputeti me shumë se sa mund të marrin me PD! 
Kjo akuzë shumë e rëndë e Vangjel Dules, u tha, por nuk përmendi emrin e diplomatit të rëndësishëm të huaj. Ndaj pas këtij lajmi i cili u botua në disa media kryesore dhe tradicionale të Shqipërisë, filluan sulmin disa media pranë qarqeve të biznesit të Edi Ramës, sikur lajmi është i sajuar dhe që bëhet nga mediat antireformë!
Redaksia e spjv.it u interesua pranë disa kryetarëve në këtë takim  dhe në zyrat e BE. Mësuam se  diplomati i huaj që ka bërë propozimin hileqar dhe antiçadër është Eduard Auer, shef për Divizionin për Ballkanin Perendimor në BE. Takimi është bërë me datë 6 prill nga ora 17.30 deri në ora 18.30.
Pra akuza e Vangjel Dules e vertetë. Por kjo është gjë shumë e poshtër, si ide. Disa diplomatë të huaj po shkelin normat e demokracisë dhe shtyllën kryesore të pluralizimit; të drejtën e konkurimit dhe votën e lirë. Me kriminale mbetet se u ka thënë se u japim disa mandate me shumë se sa me votime normale! Pra i dhurakan mandatet e deputetit! Çdo të thotë që “fitoni me tepër mandate deputeti se sa mund të merrni me votime normale!?”. Pra Eduard Auer ka ardhur për të bërë pazar politik? Ka ardhur i blerë nga droga? Apo pse? Ai duhet të ishte shqetsuar realisht për krizën e zgjedhjeve dhe mundësisht të bisedonte hapur me të gjitha partitë opozitare se duhet të shkojnë në votime dhe jo të fus thikën pas shpine PD apo kujtdo tjetër?! Jo të veprojë si mafioz europian në dëm të demokracisë shqiptare! 
Kjo duhet denoncuar, ndaj nuk ka pse heshtin të gjithë partitë për këto afera mandatesh dhuratë nga shumica në dëm të demokracisë. Natyrisht që çadra e Bashës dhe e opozitës mbart disa pikëpyetje pse u ngrit, por këto fakte që po dalin ku janë të përfshirë edhe diplomatë të huaj të rëndësishëm, tregon se paratë e drogës kanë shkuar edhe në zyrat e BE.
Kjo është alarmante!
(Marrë nga www. spjv.it)

SHKARKO APP