Zbulohet një vaksinë e re antiCovid në Madagascar. Rama do niset drejt Antananarivos
Edi Rama vetëm që të bind shqiptarët ta votojnë me 25 prill po bën gjithçka për të gjetur vaksina anti-Covid. Me propogandën e tij mediatike po iu turbullon mendjen me vaksinën, edhe me këto kinezet dhe ruse, akoma të pa certifikuara, duke i bërë të harrojnë hallet ekonomike, varferinë, dhunën dhe pushtetin e tij 8-vjeçar.
Ai vonoi tre muaj nga vaksinimi me vaksinën ruse Sputnik V, sepse donte ta mbante mirë me SHBA. Pas ikën nga kjo botë qindra shqiptarë, kryeministri me avionin “Air Albania” po kërkon gjithandej që ti ketë para 25 prillit.
Po pret nga Moska dhe Pekini.
Gjithçka për votat!
Sot tha se kemi gjetur qindra mijë vaksina kineze, pavarësisht se SHBA dhe BE nuk e pranojnë për garancitë e vaksinës. Tani rëndësi ka që shqiptarët ta shikojnë majë avionit dhe në aeroport se po sjellë e pret vaksina.
Nuk ka asnjë shqetsim për garancinë e tyre, mjafton të shkruhet Anti-Covid!
Turqia i gjeti vaksina kineze për zgjedhje. Erdogan hapur proRamës, kurse SHBA asnjënëse e ndërsa BE hapur kundër kryeministrit Rama.
Por burime nga selia e Rilindjes thonë nën zë se në ishullin e Madagascarit, në kryeqytetin Antananarivo, shkencëtarët lokalë kanë zbuluar një vaksinë të re anti-Covid. Por akoma nuk kanë bërë teste në njerëz.
Sapo kabineti kryeministrit ka marrë vesh për këtë vaksinë nga ishulli në fund të kontinentit afrikan janë lidhur me dy oligarkë shqiptarë që kanë kompani dhe llogari bankare në ishullin Port Louis, afër Madasgacarit.
Po negociohet që vaksina të vijë me avionë që të testohet në Shqipëri.
E rëndësishme mbetet që të shikohen në TV se po vijnë vaksina anti-Covid, sepse nuk ka shumë rëndësi efekti i tyre jetik. Mjafton të mos japin shenja anësore para datës 25 prill (deri në ora 19.00 kur mbyllen kutitë e votimit)
Avioni pritet të merret me qera nga një tjetër oligark nga ishulli Saint Denis për në Madagascar e më pas drejt Tiranës.