Zëdhënësi i Presidentit: Soreca dhe Edi Rama le të këndojnë “nga fitorja në fitorje”

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i pyetur nga mediat për një reagim lidhur me qëndrimet e shprehur dje nga ambasadori i BE dhe kryeministri Edi Rama për reformën në drejtësi sqaron se Presidenti Ilir Meta po vazhdon të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të Reformës në Drejtësi.

“Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë. Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor”, thuhet në reagimin e Zëdhënësit të Presidencës.

Reagimi i plotë i Zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi:

“Kam vetëm një qëndrim për të dy. Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit.

Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë. Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor”.

SHKARKO APP