Zëdhënësi i Presidentit, Blushi:Pse Kryeministri nuk ka zbatuar ligjin për “Unaza e Re”

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës,Tedi Blushi pas reagimit aspak serioz të Kryeministrit lidhur me çështjen e projektit të “Unazës së Re” sqaron se:
Në procedurën e tenderimit :
Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”  – Loti 1 .
Vlera e fondit limit të tenderit të shpallur nga ARRSH për Lotin 1 ka qenë = 2  246 450 297 Lekë ose 18 116 534  EURO
Vlera e kontratës së lidhur me kompaninë fiktive “DH Albania”= 2  246 450 000 Lekë ose 18 116  532 EURO
Sigurimi i Kontratës prej 10 % te vlerës së kontratës në shumën = 224 645 000  lekë të reja ose 1 811 653 EURO
Sipas “dokrrave ligjore” që kanë përgatitur vartësit e tij, lindin disa pyetje për Kryeministrin
Rama:
A ka kërkuar sipas rregullave të prokurimit publik qeveria dhe ARRSH konfiskimin e kësaj vlere (sigurimin e kontratës) për llogari të Shtetit Shqiptar, pasi u faktua se kontratën e kishin lidhur me një kompani fantazëm?
A ka mundur shteti të garantojë interesin publik në këtë rast, duke konfiskuar sigurimin e kontratës, apo edhe ky dokument (sigurimi i kontratës) ka qenë i falsifikuar?!
Këto dhe shumë detyra të tjera, ligji ia ngarkon Kryeministrit dhe vartësve të tij që t’i bëjnë.
Shtëpia me tjegulla dhe shteti me rregulla, thotë populli ynë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?