Presidenca: Demokracia dhe pluralizmi politik në Shqipëri nuk negociohen!
Kryeministri Rama, gjatë intervistës për Radio Evropa e Lirë, flet edhe për përgjimet ku partia e tij del se është e përfshirë në manipulim të procesit zgjedhor, flet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese në vend dhe procesin e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Fatkeqsisht të gjitha rëndojnë mbi PS dhe kryeministrin.
Rama nuk e fsheh drojën se kriza politike mund ta pengojë këtë proces, por duke iu referuar protestave dhe kritikave të opozitës, thotë se “demokracia nuk do të negociohet”. Ai tha se Zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit.
Dhe vertet ndaj duhen zgjedhjet të jenë të popullit me 30 qershor e jo të PS! Kryeministri po shkon drejt votimeve partiake si në kohën e diktatorit komunist Enver Hoxha.