Zëri i Amerikës: Arrihet marrëveshja për sulmin e 11 shtatorit, personat e akuzuar do të pranojnë fajësinë në këmbim të…

Tre nga njerëzit e akuzuar për komplotimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kanë hyrë në një marrëveshje paragjyqësore, thotë Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.

Personi i akuzuar si organizatori i sulmeve të 11 shtatorit 2001 nga Al-Kaidës ka rënë dakord të pranojë fajësinë. Khalid Sheikh Mohammed dhe dy bashkëpunëtorë të tij pritet ta deklarojnë fajësinë para Komisionit Ushtarak në Gjirin e Guantanamos në Kubë javën e ardhshme.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë pothuajse me siguri përfshijnë pranimin e fajësisë në këmbim të shmangies së dënimit me vdekje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtari tha se kushtet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura publikisht, por tha se ekziston mundësia që ajo të parashikojë një dënim me burgim të përjetshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Khalid Sheikh Mohammed është i burgosuri më i njohur në qendrën e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos, që u krijua në vitin 2002 nga Presidenti i atëhershëm Xhorxh W. Bush për të mbajtur të ndaluar të dyshuarit si militantë të huaj pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Numri më i lartë i të ndaluarve në atë kompleks ka qenë 800. Sot në Guantanamo janë 30 të burgosur.

Marrëveshja mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të akuzuarve për pranimin e fajësisë për 11 shtatorin vjen më shumë se 16 vjet pasi filloi procesi penal ndaj tyre lidhur me sulmet e Al-Kaidës dhe më shumë se 20 vjet pas sulmeve që shkaktuan vdekjen e afro 3,000 personave dhe pas së cilave SHBA filloi një luftën në Afganistan që vazhdoi për dy dekada.

Familjet e shumë prej viktimave kanë thënë se donin që të akuzuarit për organizimin e sulmit të pranonin zyrtarisht fajin.

Udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell dënoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

“E vetmja gjë më e keqe se të negociosh me terroristët është të bësh marrëveshje me ta pasi ata janë në paraburgim”, tha Senatori McConnell në një deklaratë. VOA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?