“Zëri i Amerikës” dhe radio gjermane “DW” për dështimin e takimit Vuçiç-Kurti në Bruksel
Nga radio gjermane DW-
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia do të jenë përgjegjëse nëse situata në terren përshkallëzohet në ndonjë dhunë. Propozimin e BE-së Vuҫiq e pranoi ndërsa Kurti jo.
Prishtina dhe Beogradi nuk bien dakord për tagrta në Bruksel (21.11.2022). Kreu i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia do të jenë përgjegjëse nëse situata në terren përshkallëzohet në dhunë.
Prishtina dhe Beogradi nuk bien dakord për tagrta në Bruksel (21.11.2022). Kreu i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia do të jenë përgjegjëse nëse situata në terren përshkallëzohet në dhunë.
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e targave, ndërsa, tërhoqi vërejtjen se për ҫdo përshkallëzim të situatës në terren, përgjegjësia u takon të dyja palëve. Këtë deklaratë Josep Borrel e bëri pas takimit që zgjati mbi tetë orë në Bruksel mes tij me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuҫiq, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e targave serbe, afati i përdorimit të të cilave pa gjoba, skadon të hënën (21.11) në mesnatë.
“Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne paraqitëm një propozim që presidenti Aleksandar Vuçiç e pranoi, ndërsa kryeministri Albin Kurti jo”, tha Borrel.
“Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiq e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi”, tha Borrell. Ai tha se “kërkon nga Kosova që menjëherë të pezullojë fazat e mëtejshme të planit për riregjistrimin e makinave në veri të Kosovës, ndërsa, nga Serbia, kërkoi të pezullojë lëshimin e targave të reja”.
“Unë u kërkoj të dyja palëve t’i zbatojnë këto dy kërkesa. Kjo do të ofrojë hapësirë dhe kohë për to që të kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e targave”, tha Borrell. Shefi i diplomacisë evropiane tha se tha, se ai do t‘i informojë shtetet anëtare të BE-së mbi zhvillimet në Bruksel.
“Unë do t’i informoj shtetet anëtare të BE-së, partnerët, për sjelljen e palëve dhe mosrespektimin e detyrimit ligjor ndërkombëtar. Kjo vlen veçanërisht për Kosovën”, tha kryediplomati evropian Josep Borrel.
Sipas tij: “Sundimi i ligjit nuk duhet të merret si pretekst për pëfrshkallëzimin e situatës dhe për tensione, kur nuk i respekton marrëveshjet e arritura vite më parë në dialog. Bashkimi Evropian dhe partnerët kanë bërë thirrje vazhdimisht për de-përshkallëzim të situatës. Ne jemi preokupuar prej kësaj vere me këtë çështje duke u munduar t’i shtyjmë afatet”, tha Borrell.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuҫiq, nga ana e tij tha, se “Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur asnjë marrëveshje, por tha, se Serbia do t‘i dëgjojë këshillat e BE-së.
“Do t’i dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e përfaqësuesit të Lartë evropian, Josep Borrell. Ai ka kërkuar që ata të mos shqiptojnë gjoba dhe që ne mos të lëshojmë targa të reja KM (targa të lëshuara nga Serbia). Ne kemi thënë se është në rregull. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër”, tha presidenti serb Vuҫiq.
Kryeministri Kurti ende nuk është deklaruar për mediat. Kurti para udhëtimit për në Bruksel tha, se Kosova është duke bërë çmos për të ruajtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit, nga njëra anë, dhe paqen e sigurinë, nga ana tjetër”.
Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe në targa RKS. Sonte në mesnatë përfundon afati i shkallëzuar i Kosovës ku ҫdo veturë që qarkullon me targa ilegale, do të gjobitet nga policia e Kosovës.Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës që në mënyrë masive, në kundërshtim të këtij vendimi janë larguar nga institucionet e Kosovës, kanë deklaruar se me fillimin e shqiptimit të gjobave nga policia për serbët, në veri do të ketë rezistencë.
SHBA dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar vazhdimisht qeverisë së Kosovës që afatin për ndalimin e qarkuklimit të makinave me traga të qyteteve të Serbisë ta shtyjë për 10 muaj në mënyrë që për këtë çështje gradualisht të gjendet zgjidhje e qendrueshme dhe e përhershme. Serbia, lëshon targa të ‘paligjshme’, për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, ndërsa së voni është pajtuar për targa neutrale ndaj statusit të Kosovës, por kurrësesi me iniciale të Republikës së Kosovës/DW/
Borrell: Kosova dhe Serbia nuk u morën vesh
Nga “Zëri i Amerikës”-
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e targave ndërsa tërhoqi vërejtjen për përgjegjësinë që u takon të dyja palëve për zhvillimet në terren.
Për rreth tetë orë me radhë zoti Borrell takoi ndarazi dhe së bashku kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, në një përpjekje për të ulur tensionet në veriun e Kosovës dhe shmangien e tyre në prag të fillimit të fazës së dytë të zbatimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.
Nga e marta sipas vendimit pritet të fillojë gjobitja e atyre që nuk i kanë konvertuar targat e makinave. Vendimi kundërshtohet nga Beogradi dhe serbët në veriun e Kosovës të cilët kanë paralajmëruar rezistencë ndaj zbatimit të tij.
“Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne paraqitëm një propozim që presidenti Aleksandar Vuçiç e pranoi, ndërsa kryeministri Albin Kurti jo”, tha zoti Borrell.
Ai tha se në mungesë të marrëveshjes do t’u bëjë thirrje solemnet të dyja palëve.
“Së pari pres që Kosova të pezullojë menjëherë veprimet e mëtejshme për ri regjistrimin e makinave në veriun e Kosovës… Serbia të ndwrpresw lëshimin e targave të makinave me shenjat e qyteteve të Kosovës përfshirë ato me shenjën KM”, tha zoti Borrell, duke theksuar se do të informojë vendet e Bashkimit Evropian për veprimet e palëve dhe mungesën e respektit ndaj detyrimeve ligjore ndërkombëtare.
“Dhe më duhet të them se kjo vlen posaçërisht për Kosovën”, tha ai duke nënvizuar se ua ka bërë të qartë të dy udhëheqësve që nëse anëtarësimi në Bashkimin Evropian është qëllimi i tyre përfundimtar, atëherë duhet të sillen në pajtim me këtë synim.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur shpresën për një zgjidhje praktike të çështjes së targave për të shmangur tensionet në veri ku nuk ka më pjesëtarë të policisë nga radhët e komunitetit serb e as punonjës të institucioneve tjera, pas vendimit të përfaqësuesve serbë të mbështetur nga Beogradi për të braktisur institucionet e Kosovës në veri.
Bashkimi Evropian e ka cilësuar situatën në veriun e Kosovës më të rrezikshmen që nga viti 2013.
Tensionet ne zonë që pasuan vendimin e qeverisë për targat i cili u mor me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për një shtyrje dhjetë muajshe, u shtuan në një periudhë diskutimesh për një marrëveshje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dritën e një propozimi evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane.
Zyrtarët evropianë kanë thënë se të dyja palët nuk e kanë refuzuar propozimin i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet në Kosovë thonë se propozimi është një bazë e vlefshme për diskutime të mëtejshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërsa presidenti serb tha se Serbia as nuk e ka pranuar as nuk e ka kundërshtuar propozimin por është e gatshme për bisedime rreth tij./VOA/