Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:52 Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave Nëndrejtori i policisë Fier, Alket Ahmetaj ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e Selami Hasani dhe plagosjen e nipit të tij në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
“Zëri i Amerikës”: Në parlament kërkesa e SPAK, Berisha proteston jashtë godinës

“Zëri i Amerikës”: Në parlament kërkesa e SPAK, Berisha proteston jashtë godinës

Lajme
E hënë, 18 Dhjetor 2023 15:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve të parlamentit, po shqyrton sot kërkesën e prokurorisë për të marrë autorizimin për arrestimin e zotit Berisha. Ish kryeministri është nën hetim për procedurat e privatizimit të ish Klubit sportiv Partizani, pëmes të cilave dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e truallit ku shtrihej ish klubi e mbi të cilin më pas u ngrit një kompleks pallatesh.

Pak përpara nisjes së mbledhjes, zoti Berisha dhe mbështetësit e tij, u grumbulluan në një protestë, pranë zyrave të parlamentit. Më herët, ai, nga zyra e tij njoftoi “fillimin e betejës pa kthim në rrugët e Tiranës, sheshet e saj, në çdo skaj të këtij vendi. PD është e vendosur t’i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë sundimit të Edi Ramës të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zoti Berisha ka përsëritur disa herë se aksioni i opozitës, nuk lidhet me çështjen e tij me Drejtësinë, por me faktin që shumica socialiste ka refuzuar ngritjen e disa komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, duke i mohuar kështu asaj një të drejtë kushtetuese. Megjithatë në deklaratën e tij sot, para se të niste protesta dhe seanca për vlerësimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, ai e sulmoi me tone të ashpra këtë institucion. “Prokurorë mercenarë, paraqiten në komisionin e mandateve të parlamentit pasi kanë kryer puçin kushtetues, i kanë marrë pushtetin parlamentit me urdhër të Edi Ramës, pasi shkelur me dy këmbët nenet 73 dhe 38 të kushtetutës së vendit”, deklaroi ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fillimisht ndaj zotit Berisha, me vendim të Gjykatës së Posaçme u kërkua masa e sigurisë “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i lëvizjes jashtë shtetit”. Ish kryeministri refuzoi publikisht t’i bindej këtij vendimi të cilin e konsideroi në shkelje të kushtetutës, pasi sipas tij, Prokuroria do të duhej t’i drejtohej parlamentit për të marrë autorizimin e tij. Pasi për disa herë me radhë ai nuk u paraqit pranë oficerit të policisë gjyqësore, Prokuroria e Posaçme, ju drejtua Parlamentit duke kërkuar një masë më të ashpër “arrest shtëpie/arrest me burg”.

Mund t'ju interesojë

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit

Para 33 minutash
Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 45 minutash
Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin

Para 1 ore

Ditën e njoftimit të kësaj kërkese, zoti Berisha u shpreh se “çfarëdo vendimi pas autorizimit të parlamentit, do ta respektoj pa asnjë diskutim”. Ndërsa sot, për mbledhjen e nisur në parlament, lidhur me kërkesën e prokurorëve ai u shpreh se “ky është një poshtërim i parlamentit. Kjo është shpallja e tij një zyrë legalizimi e veprimeve të paligjshme, një zyrë amnistie për aktet e paligjshme, zyrë noterie”.

Javën e shkuar, deputetët që mbështesin ish kryeministrin, iu drejtuan gjykatës Kushtetuese për të kërkuar prej saj që të interpretojë, nëse për masat “Detyrimi për paraqitje” dhe “Ndalim i lëvizjes jashtë shtetit”, nevojitet ose jo, të kërkohet paraprakisht autorizimi i parlamentit, kur bëhet fjalë për një deputet, Po ashtu kërkohet dhe “pezullimi i masave shtrënguese, të karakterit personal, ndaj deputetit Sali Berisha, derisa gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar për këtë çështje”.

Zoti Berisha, zgjodhi të ishte në protestën pranë parlamentit, duke dërguar në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve avokatët e tij, të cilët që në hyrje kërkuan pezullimin e seancës, në pritje të vendimit të gjykatës Kushtetuese. Një kërkesë e cila u hodh poshtë nga Këshilli, me votën edhe të deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, i vetmi përfaqësues i opozitës në mbledhje. Gjatë mbledhjes, prokurorët e Posaçëm, refuzuan të shprehen rreth hetimit ndaj zotit Berisha, duke deklaruar se kërkesa e tyre për autorizim nga parlamenti, lidhej me faktin se zoti Berisha kishte shkelur urdhrat e gjykatës.

Përpara mbështetësve të tij, në protestën pranë parlamentit, zoti Berisha bëri thirrje që të mblidhen sërish të enjten, më 21 dhjetor, kur është parashikuar seanca e radhës e parlamentit. “Do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile ndaj këtij regjimi. Nuk ka forcë që na ndal më. Ne jemi dhe do mbetemi luftëtarë të lirisë gjer ditën e fitores së plotë, e largimit, e përmbysjes së këtij regjimi që po shfaros shqiptarët”, u shpreh zoti Berisha, në fjalën që i dha fund mitingut të sotëm./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 6 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 12 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 28 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s
Para 29 minutash

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.