Zëri i Amerikës, Zëri i Ramës dhe Zëri i Dakos!
“Zëri i Amerikës” publikoi pjesë nga dosja 339, ku kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako përgjohet në shoqërinë e anëtarëve të krimit të organizuar dhe dalin detaje të blerjes së votave. Publikimet patën impakt të madh në politikë dhe media, ku akuzat u ngritën ndaj kryeministrit Edi Rama si mbrojtës i Vangjush Dakos dhe ideator i shit-blerjes se votave.
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka reaguar me një ku e cilëson sjellën e kreut të qeverisë, Edi Rama, pas daljes së skandalit të njëjtë më atë të ish-presidentit diktator të Venezuelës Hugo Chavez. “”Ish-presidenti diktator i Venezuelës, kishte një emision të tijin të përditshëm, i quajtur “Alo Presidente”. Sot të njëjtën gjë bën edhe kryeministri me ERTV. Njësoj si Chavez, mediat që nuk i binden i quan kazan, përfshirë edhe Zërin e Amerikës”,- shkruan Spahiu në Facebook.
Gjatë kohës që ishte në pushtet, për të zbehur qëndrimet kritike të mediave perëndimore, Hugo Chaves drejtonte personalisht një shfaqe televizive ku “bashkëbisedonte” me qytetarët e vendit të tij. Emisioni ishte një propagandë e mirëfilltë ku Chaves jepte një pamje tjetër të realitetit me të cilin ndesheshin përditë qytetarët Venezuelës.
Të njëjtën gjë, sipas deputetit të LSI, po bën edhe sot Edi Rama duke “zëvendësuar” median ndërkombëtare dhe atë vendase me “spektakle” në Facebook dhe “bashkëbisedime” online.
Postimi i plotë i deputetit të LSI:
“Ish-presidenti diktator i Venezuelës, kishte një emision të tijin të përditshëm, i quajtur “Alo Presidente”. Sot të njëjtën gjë bën edhe kryeministri me ERTV. Njësoj si Chavez, mediat që nuk i binden i quan kazan, përfshirë edhe Zërin e Amerikës.
Logjika i ka humbur edhe kryebashkiakut të Durrësit, i cili tha dje në një emision, se në vitet 80′, Zëri i Amerikës ishte media model për të, kurse tani ka degraduar. Sesi mund të merrte vesh Dako nga lajmet në atë kohë, pasi ishte vetëm 14 vjeç, vetëm ai e di.
Po mirë, a nuk ishit ju që fërkonit barkun kur Zëri i Amerikës kritikonte opozitën. Sot, si mundet të ndërsesh prokurorinë për të hetuar Zërin e Amerikës, dhe nuk thua asnjë fjalë për blerjen e votave.
Nuk ke asnjë ndryshim nga Hugo Chavez, madje ke përsosur makinerinë e propagandës…atë makineri që shumë shpejt do të të fundos ty dhe grabitësit e votave që ke nga pas”.