Zgjerohet “celula antiamerikane”
Nga Andi Bejtja
Dyshimet e dy-tre gazetareve se po krijohet një celulë “antiamerikane” në Shqipëri, celulë që është kundra mënyrës së reformës pa kompromis në drejtësi nuk janë të pabaza.
Teza është e paparë: po nuk deshe reformën alla Rama në drejtësi je antiamerikan. Në këtë këndvështrim celula po zgjerohet nga dita në ditë.
Ashtu si Fatos Lubonja, në këtë celulë u anëtarësuan dhe raporteri për Shqipëri në PE Flakeshtajn që tha se reforma me vota të blera është e pamendueshme:
edhe ish-raporteri Kukan që tha se pa dhënien e kompromisit nga opozita kjo reforme është ilegjitime:
edhe nga kreu i Komisionit për çështjet europiane në Bundestagun gjerman Krichbahum që tha as më pak e as më shume po, nëse nuk arrihet kompromisi nuk arrihet pavarësia e gjyqësorit…
Interesante është të kishim një debat për shembull midis Vllahutinit dhe Krichbahum, apo qofte dhe midis Vllahutinit dhe Lubonjës, por kemi fatkeqësisht debat Bushati-Zheji, njeri nuk e di as vet për kë lloj reforme është dhe tjetri është si 2-shi 500 hyn kudo.
Marrë nga FB e autorit