Ambasada Amerikane vlerëson lidershipin e Altin Dumanit: Presim bashkëpunim me Klodjan Brahon

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pasi Klodjan Braho sot u zgjodh me 7 vota kreu i ri i SPAK-ut. Fillimisht është vlerësuar si ekselente puna e prokurorit Altin Dumani në krye të SPAK-ut dhe më tej Ambasada e SHBA-ve shkruan se presin të vazhdojnë partneritetin me Brahon, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodjan Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?