FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zjarri në Delvinë del jashtë kontrollit, 11 shtëpi të shkatërruara. Digjet edhe kisha 200-vjeçare

Një zjarr masiv që nisi mesditën e sotme në Kalasë ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë fshatrat Senicë dhe Palavli në bashkinë Delvinë. Deri tani raportohen 11 shtëpi të shkatërruara, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe Kishën 200-vjeçare të Shën Dhimitrit në Senicë, një monument i rëndësishëm historik dhe kulturor.

Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse nga bashkitë Delvinë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Himarë, së bashku me emergjencat civile, policinë dhe autoritetet vendore. Një ambulancë ndodhet gjithashtu në gatishmëri për ndihmë mjekësore.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe rrezikut për jetën, është nisur evakuimi i banorëve nga fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, shefi i Komisariatit të Delvinës, Agim Troci, është djegur në trup dhe është shtruar në Spitalin e Sarandës. Shefi i krimeve, Joni Lame, është asfiksuar nga tymi dhe po trajtohet gjithashtu në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata mbetet kritike. Autoritetet janë në gatishmëri të plotë dhe po vijojnë përpjekjet për të izoluar zjarrin dhe për të mbrojtur jetët dhe pronat e qytetarëve.

Njoftimi i ministrisë:

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.

U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.

Aktualisht, në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës, ndërsa dy të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?