Zonja e Parë, Monika Kryemadhi, “lë” Presidentin për karrocierin!

Numri dy në LSI, Monika Kryemadhi, nuk ka hezituar pa thumbuar dyshen Rama-Basha që për pak e çuan Shqipërinë në humnerë dhe për tre orë ndanë pasurinë e tenderimet përgjysëm. Pra bënë pazar me parimet dhe “Republikat” e tyre. Kjo mbetet e rrezikshme, sepse mbi ligjin dhe parimet për qeverisje e norma demokratike, Basha-Rama morën drejtoritë e biznesit dhe tenderimet bashkërisht, duke harruar zgjedhjet e lira të çadres. “Republika e re” përfundoi në “Pazarin e ri të Milotit”.

Ndërkohë në Fier mësohet se lideri i LIBRA Ben Blushi ka qenë shumë më i ashpër me Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. I ka quajtur mafiozët e rinjë të parave të vjetra si dhe një rrezik për pluripartizmin dhe demokracinë në Shqipëri.

Statusi i Monika Kryemadhit:

Rrallë kam parë dhe takuar njerëz kaq punëtorë, që rraskapiten gjithë ditën në punë dhe prapë janë të qeshur si xha Bimi.  Sa më shumë kohë kalon me hallet dhe problemet e  tij, aq më tepër e kupton kotësinë e politikës së madhe, të asaj që na shpenzon kohën dhe na shteron energjitë me gjëra pa vlerë. Sepse përqafimi i këtyre njerëzve që sakrifikojnë çdo ditë për familjet e tyre është më i madh dhe eklipson çdo shtrëngim duarsh mes politikaneve që në thelb kanë interesat e ngushta të vetes, familjes apo miqve te tyre politikë.

SHKARKO APP