Zoti Basha tregoni emrin, kujt i ofroi Rama 500 mijë euro për zgjedhjet?

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot në fjalimin e mbajtur në çadrën e PD-së se kryeministri Edi Rama u ka bërë oferta aleatëve të PD-së që të marrin pjesë në zgjedhje.

Basha tha se Kryeministri i ka ofruar një partie se nëse do të hynte në zgjedhjet e 18 qershorit, për të zëvendësuar Partinë Demokratike do të merrte 15 deputetë. Gjithashtu, si pjesë të këtyre ofertave Basha tha se një kryetari partie i janë premtuar 500 mijë euro për të thyer bojkotin e opozitës.

Mes shumë denoncimeve që ka bërë gjatë 87 ditëve kreu i PD-së për Edi Ramën, ky i fundit është ndër më të rëndësishëm. Kjo pasi flet për oferta të pastra korruptive dhe ajo që është me serioze, jep idenë se kryeministri Edi Rama po ble opozitën e re që do të dalë nga zgjedhjet e 18 qershorit. Nëse besojmë atë që thotë kreu i PD-së kemi të bëjmë me një ofertë të pastër korruptive dhe shantazhi politik nga opozitës.

Pikërisht pse denoncimi flet për një ofertë skandaloze, kreu i PD-së Lulzim Basha nuk duhet të ndalet vetëm në deklarata të përgjithshme. Basha duhet të thotë i pari emrin e partisë që ka marrë ofertën. Mundësisht ta bëjë këtë denoncim në protestat e tij së bashku me kreun e kësaj partie që i është vënë në dispozicion shuma e parave. Akuza është e pazakontë dhe Basha duhet t’i shkojë deri në fund këtij denoncimi për ta bërë më të besueshme për qytetarët.

Publikimi i emrave duhet bërë në emër të asaj që Basha e quan “Republika e Re”. Për shkak se ka më shumë se 80 ditë që Basha flet për një model të ri qeverisje dhe një ndryshim të politikës aktuale, akuzat anonime nuk kanë më vlerë. Basha duhet të tregojë kujt ju ofruan lekët dhe kush janë negociatorëve nga mazhoranca kanë marrë përsipër pazarin për krijimin e opozitës së re.

Për të mbështetur dhe kauzat e PD-së, Basha duhet të mos u shmanget më akuzave direke. Në këtë krizë ku po hyn vendi nuk ka më nevojë për akuza hipotetik dhe teori konspiracioni. Si ideatori i “Republikës së Re” Basha nuk duhet të bëjë gabimet e lidererëve të vjetër, por duhet të tregojë emrat dhe më pas t’ja lerë në dorë drejtësisë. Në të kundërt edhe akuzat e fundit do të jenë broçkulla dhe pjesë të retorikës së mitingjeve.

SHKARKO APP