Zoti Dule ! Thuaja publikut emrin e diplomatit të huaj për propozimin e tij!

Që disa ambasadorë të huaj në Tiranë janë shëmbëlltyra e djallit dhe interesave okulte të Serbisë e disa interesave private financiare, kjo nuk ha diskutim. Që disa prej tyre marrin rroga nga qarqet qeveritare të drogës, edhe këtë nuk e vë njeri në diskutim, por që të arrihej deri aty sa t’ju thonë disa kryetarëve të opozitës siç ka deklaruar Vangjel Dule, kjo është kriminale.

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së tha në një forum në UET se disa diplomatë të huaj në Shqipëri i kanë thënë atij dhe aleatëve të Partisë Demokratike që të garojnë në zgjedhje edhe pa PD-në në mënyrë që të fitojnë ndonjë mandat më shumë.

“Në takimet me diplomatët kryesisht kanë qenë në formën e paraqitjes së argumentave të njohura nga ana e partive të opozitës. Kam dëgjuar dhe diçka të cilën po ta kisha dëgjuar individualisht nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht. Fatmirësisht isha dhe me kolegë të tjerë politikanë, ditët e fundit, që dëgjova një propozim kaq cinik që nuk e besova se e dëgjova.

Na u tha në prani të përfaqësuesve të 4-5 forcave politike që ndoshta mund të ishtë një shans i mirë për ne që të përfitonim nga mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje për të marrë ndonjë mandat më tepër. Nëse do të isha “tete a tete” me atë bashkëbisedues nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht, por isha me fat se isha me të tjerë që e dëgjuan. Duhet ta keni të qartë që ka dhe nga këto mendime”, – tha Dule.

Pra  ambasadori ose diplomati i huaj perendimor e ka thënë këtë makabritet demokracie, nuk vihet në diskutim, pasi zoti Dule thotë se ka patur edhe disa kryetarë të tjerë partish, por Vangjel Dule ka një detyrim politik ti thotë emrin ambasadorit apo ambasadores. Nëse nuk e thotë, atëhere edhe Vangjel Dule bën, pothuaj, të njëjtin krim si diplomati i huaj.

Çështja e futjes se opozitës në zgjedhje tashmë është problem demokracie. Ka apo nuk ka të drejtë 100 % opozita, edhe kjo ha diskutim, por që të zhvillohen zgjedhje pa opozitën nuk ka asnjë kuptim. Që loja e disa diplomatëve të huaj për të zëvëndësuar opozitën tradicionale, siç mbetet PD, kjo është e rrezikshme. Opozitën e voton dhe e ndryshon vetëm vota e lirë e popullit shqiptar. Rrugët e tjera janë ai ajo e datës 7 maj në Kavajë, ku PS dhe opozita do përplasen fizikisht. Këtë duhet të ndalojnë të huajt, nëse kanë interesa serioze kundrejt popullit shqiptar.

Zoti Dule! Trego emrin e diplomatit të huaj që populli ta marri për zverku e ta flakë nga territori shqiptar!

http://www.spjv.it/index.php/politika-mobile/zoti-dule-thuaja-publikut-emrin-e-diplomatit-te-huaj-per-propozimin-e-tij

SHKARKO APP