Zoti Endri Fuga! Aman na e nisni atë foto Rama-Presidenti Trump, nëse e keni!
Po zhvillohet Samiti i NATO-s. Ndodhet Presidenti amerikan Trump dhe ky është lajmi. Nga Shqipëria merr pjesë kryeministri Rama. Por mediat dhe portalet online po japin që sikur Rama është takuar me Trump, por foto nuk nisin. Disa media thonë që po i ofrohet kryeministri shqiptar ti jap dorën dhe me pas në Tiranë të plasin titujt e mëdhenjë se “Trump takohet me Ramën”. Por deri tani publiku shqiptar nuk ka një video apo foto ku të shikohet se të dy pozojnë bashkë apo flasin kokë me kokë. Nuk ka asnjë takim mes tyre, nuk ka asnjë shtrëngim duarsh e jo më bisedë. Këtë e tregojnë fotot, videot e transmetuara gjatë gjithë ditës, shkruan portali i njohur syri.net. Dhe më tej ky portal që njihet për afërsinë me PD-në shton se ish-kongresmeni qe pretendon se Rama – Trump janë takuar, nuk dihet se nga e ka gjetur këtë informacion, pasi nuk është as në samitin e NATO-s në Bruksel, por ndodhet në Florida.
Amerikane Matt Gaetz që prej 2016 nuk është më Kongresmen i SHBA. Pra, kemi të bëjmë me dy Fake News të shpërndara nga Endri Fuga në mediat besnike. E para Gaetz është ish-Kongresmen dhe takim të Trump me Ramën nuk ka patur.
Nëse do të kishte, propaganda e zyrës së shtypit në Kryeministri do të nxitonte të nxirrte fotot e takimit Rama-Trump. Por e vërteta është ndryshe. Foto që po qarkullon në mediat shqiptare pranë qeverisë, është pikërisht takimi i Kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras.
Është Kryeministri grek që po bisedon me Donald Trump, kurse aty pranë është edhe kryeministri Rama duke biseduar me Presidenten kroate. Kjo foto është publikuar në Twitter nga vet Kryeministri Tsipras, i cili e shoqëron me diçiturën: “Sot kisha kënaqësinë të bisedoja me Presidentin e SHBA Donald Trump në Samitin e Brukselit”.
Pra duhet që Endri Fuga këshilltari mediatik i kryeministrit, që rri me celular në dorë të kap foto nëse Trump i jep dorën, të nis foton. Nëse ka natyrisht që mbetet lajm dhe duhet botuar. Foto është lajm. Lajmi botohet dhe nuk censurohet. Komentet mund të jenë sipas preferencës.