Zv/kryeministri Braçe akuzon dhe fyen rëndë, Bashën: Je idiot parapolitik!

Mazhoranca e ka humbur qetësinë. Një ditë pas protestës së opozitës, zv.Kryeministri i Shqipërisë Erion Braçe e ka quajtur “idiotin e Tiranës”, liderin e opozitës Lulzim Basha. Një akuzë shumë e rëndë nga numri dy i qeverisë kundrejt liderit të opozitës, Basha. Deri tani ka patur akuza të ndërsjellta, porse kjo e kësaj të diele nga zv/kryeministrit, mbetet shumë fyese.

Statusi i Erion Braçes:

“Një përpjekje për të kuptuar idiotin e Tiranës!

Swiss Digital Desktop Reklama

Përse duhet që një idiot “patriot” duhet të kendojë himnin kombëtar në mënyrë të përsëritur, edhe kur nuk di të kendojë?!

Swiss Digital Mobile Reklama

Tregon vendosmëri-është e vetmja përgjigje.

Përse një idiot parapolitik sulmon me dhunë të hyjë në Kuvend-në mënyrë të përsëritur, kur vetëm dy muaj e pak me parë doli vetë, me dëshirë e pa ja kërkuar kush, madje duke e lutur edhe ndërkombetarisht të mos ikte nga aty?!

Tregon vendosmëri-është e vetmja përgjigje.

Dakort, edhe mund të jetë kështu por është vendosmeria e #idiotit ama!

Ndërkohë ka një arëye të fortë të sulmit mbi Kuvendin, në fillim duke synuar delegjitimimin përmes ikjes prej tij, tani duke e sulmuar dhunshëm;

Lufta mbi proceset e Reformes në Drejtesi.

Reforma nuk bllokohet më në Kuvend.

Por dhuna mbi Kuvendin synon bllokimin e proceseve.

Kanë dy vite në këtë luftë, nuk kanë votuar asgjë për tu dhënë shqiptarëve Drejtesi reale për të gjithë.

Asgjë!

Veç luftë kundër saj!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?