Zv/kryeministrja Balluku mbledh strukturat për përmbytjet, ndodhet në Fier

Ulja e nivelit të lumit Vjosë në Memaliaj në 6.5 m është një lajm mjaft pozitiv për të gjithë rajonin e jugut. Këtë tha nga Gjirokastra zv.kryeministrja Belinda Balluku, pas përfundimit të mbledhjes që zhvilloi me strukturat drejtuese të qarkut Gjirokastër. Lidhur mbi problematikën prej dekadash që krijohet në aksin Gjirokastër-Tepelenë, Balluku tha se qeveria do të ndërhyjë falë një plani për pyllëzimin e kësaj zone, që ka patur mjaft dëmtime për shkak të erozionit, ndërsa do të nisin inspektimet në terren për problematikat që janë krijuar në disa fshatra të Bashkisë Memaliaj.

“Pavarësisht përmirësimit të situatës në orët e fundit, të gjitha strukturat vijojnë punën për riparimin e dëmeve, duke qenë në gatishmëri të plotë për çdo situatë që mund të paraqitet në vijim”- shkruan zv/kryeministrja nga Gjirokastra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak me para zv/kryeministrja ishte në zonën e Novoselës. Balluku shkruan: “Novoselë- ku të gjitha strukturat shtetërore janë në terren për menaxhimin e situatës. Prurjet e shumta kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit Vjosë ndaj kërkohet një bashkëpunim i ngushtë edhe me banorët për t’ju bindur thirrjes së autoriteteve.

Pranë çdo banori deri në normalizimin e situatës’.
Por pas Gjirokastrës, zv/kryeministrja Balluku ndodhet në Fier, duke ndjekur situatën.
“Fier- Mbledhja e Shtabit të Emergjencave Civile. Koordinim dhe bashkëpunim, duke shtuar kapacitetet qendrore dhe vendore, për menaxhimin e situatës, veçanërisht si pasojë e rritjes së nivelit të lumit #Vjosë. Në këto momente sfiduese të gjitha ekipet ndodhen në terren, në çdo bashki të qarkut, për të qenë pranë qytetarëve dhe për të ndërhyrë në çdo moment. Angazhim maksimal deri në normalizimin e plotë të situatës”- shkruan Balluku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?