Zv/ministri brendshëm kundërshton dy ministrat dhe kryeministrin

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i ftuar në emisionin Top Talk në Top-Channel, pranoi se grabitja e bujshme në Rinas është “cënim i sigurisë kombëtare”.

“U cënua siguria kombëtare, u cënua siguria në një nyje nevralgjike të vendit tonë, siç është aeroporti i vetëm ndërkombëtar në Shqipëri. Duhet të kuptojmë pse ndodhi kjo”, deklaroi Lamallari.

Ndërkohë ministri brendshëm, ministrja e mbrojtjes dhe kryeministri nuk e pranojnë këtë version të zv/ministrit, i cili për hir të së vertetës u tregua dinjitoz. Por rrezikon të shkarkohet nga posti. Zv/ministri duke mos qenë pjesë e klanëve ka folur siç është e verteta dhe pa hile, sepse kështu ka ndodhur realisht.

U cënua Siguria Kombëtare në Rinas, theksoi ai.

Ata mund të merrnin avionin peng, edhe mund të vrisnin njerëz, pasi ishin të armatosur rëndë dhe të gatshëm për çdo masakër.

SHKARKO APP