Zvicra planifikon të japë 2500 franga në muaj për çdo qytetar të papunë

Plani i Shtetit të Zvicrës, për t`iu dhënë popullit të vet, 2500 franga zviceriane në muaj, edhe nëse nuk punojnë.

Zvicra është e vendosur të votojë një propozim që shteti tu paguajë të gjithë qytëtarëve të saj 2500 franga zviceriane (rreth 2500 dollarë) në muaj, pavarësisht nëse ata janë duke punuar ose jo.

Nëse planet shkojnë siç duhet, Zvicra do të bëhet vendi i parë në botë që ju siguron të ardhura bazë mujore, të pakushtëzuara banorëve të saj. Zvicra tashmë është shteti i parë që e ka hedhur në votim këtë propozim.

Propozimi është bazuar në një sondazh të kryer nga instituti ” Demoscope”.

Ky sondazh tregoi se shumica e banorëve të Zvicres do të vazhdojë të punojë akoma, edhe nëse të ardhurat garantohen pa kushte. Sipas anketes vetem 2% e popullsisë, votuan se do të hiqnin dorë nga puna nëse miratohej ky propozim.

Ndërsa 8% e të anketuarve thanë  “ Do ta shikojmë këtë mundësi, në varësi të rrethanave”.

Iniciativa e ndërmarrë gjithashtu do tu japë fëmijëve 625 franga në muaj. Votimi për këtë propozim, është parashikuar të zhvillohet në muajin qershor. Plani do ti kushtojë qeverisë rreth 208 miliardë franga zviceriane në vit (214 miliardë dollar).

Rezultatet e anketës treguan se një e treta e 1076 njerëzve të intervistuar, kanë konfirmuar se do të largohen nga puna nëse ky propozim do të hyjë në fuqi

SHKARKO APP