Zv/kryeministri Peleshi me Fatos Nanon e bashkëshortet në kinema”Cineplex”

Pas fjalimit proNanos në kongresin e PS-së ku Edi Rama dhe Gramoz Ruçi ngritën në qiell vlerat e ish-kryetarit Nano ( si në filmat për Mao Ce Dunin) mbrëmë në TEG tek kinema Cineplex janë parë bashkë për të parë premierën e komedisë “My Big Fat Greek Wedding 2”, Niko Peleshi dhe Fatos Nano.

Të shoqëruar me bashkëshortet  zv/kryeministrit Niko Peleshi dhe Fatos Nano kanë hyrë bashkërisht dhe diku në një cep kanë biseduar kokë me kokë. Komedia një prodhim amerikan me regjizor Kirk Jones dhe me aktorët Nia Vardalos, John Corbett, Ian Gomez, Elena Kampourisetj ka në qendër një dasëm greke në familjen Portokalos. Eshtë komedi e nivelit të lartë.

Që të guxojë Niko Peleshi të shkojë në premierë e të rrijë me Fatos Nanon pa lejen  e Edi Ramës kjo është sikur të besosh se Endri Fuga i jep urdhëra kryeministrit ! Ndaj diçka po luan Edi Rama pas daljes hapur të Ben Blushit. Po i hedh ” karremin” Fatos Nanos duke ia mjegulluar shikimin dhe turbulluar mendjen me gjoja kandidim të mundshëm për President Republike. Me këtë rast gënjen edhe socialistët nanoistë për referendum, mashtron me finesë finokun Nano dhe çon valën e shantazhit tek Ilir Meta.

Rama me sa duket ka thënë “Shko Niko e ma mashtro pak Tosin !”.

SHKARKO APP