Zyrtare, Holanda: Maqedonia të shqyrtohet veçmas Shqipërisë problematike

Përgjigja zyrtare dhe finale vjen nga Holanda. Ajo kërkon që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen të ndara sa i përket hapjes ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian, vendim që pritet të merret më 15 tetor në Këshillin e Ministrave, për t’u zyrtarizuar në mbledhjen e Këshillit Evropian më 18 tetor.

Përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme holandeze, shpërndarë nga ambasada e saj, thuhet se Holanda ndjek në mënyrë kritike progresin në të dyja vendet dhe është e mendimit se Këshilli duhet të vlerësojë secilin vend sipas meritave të veta.

 “Vendet kandidate duhet të përmbushin kushtet strikte përpara se të bëjnë një hap tjetër në procesin e integrimit. Në Qershor 2018, Këshilli parashtroi një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Maqedonia e Veriut përpara hapjes së negociatave. Progresi i bërë është inkurajues. Gjithashtu, marrëveshja e Prespës eshte nje shembull per rajonin. Vazhdimesia e rasteve te ndermara nga Prokuroria Speciale eshte siguruar me dorezimin tek Prokurori i Pergjithshem. Nje hap i rendesishem qe ende duhet te ndermerret eshte miratimi i ligjit qe garanton prokurorine e pavarur ne rastet e ardhshme te korrupsionit ne nivelet e larta”.

Nderkohë për Shqiperine Ministria e jashtme Holandeze thekson.

“Keshilli ka parashtruar nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Shqiperia perpara hapjes se negociatave. Hollanda e mirepret punen e madhe dhe hapat e ndermarra ne vitin e fundit. Hollanda mendon se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar”.

 

 

 

SHKARKO APP