Zyrtari amerikan Hoyt Yee: SHBA do ti njoh zgjedhjet nëse OSBE i certifikon

Të gjithë prisnin zyrtarin amerikan. Ai erdhi, takoi politikanët, foli dhe la pusullën publike: Kush të dojë të futet në zgjedhje, kush nuk do mbetet zgjedhje e tij.

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee ndodhet në Tiranë për zgjidhjen e krizës politike. Ai gjithashtu është takuar edhe me gazetarët. Në takimin me gazetarët zyrtari i lartë amerikan është shprehur se është e rëndësishme që zgjedhjet të bëhen. Ai tha se nëse disa parti e përjashtojnë veten nga zgjedhjet, atëherë vetëdëmtohen. Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit amerikan gjithashtu tha se është e drejtë  e çdo partie të mos marrë pjesë në zgjedhje, por nga ana tjetër bojkoti dëmton imazhin e vendit.

Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet të bëhen. Zgjedhjet janë më të mira kur ka përfaqësim të gjerë. Nëse disa parti përjashtojnë veten, vetëdëmtohen. Megjithatë është e drejtë e çdo partie mos pjesëmarrja në zgjedhje. Bojkoti dëmton imazhin e vendit dhe investimet. Nëse zgjedhjet certifikohen si të rregullta nga OSBE do të njihen edhe nga SHBA. Dhuna nuk ka vend në vende demokratike zgjidhja duhet të vije nga liderët politikë”, tha Brian Yee.

Me qartë nuk ka se si thuhet nga zyrtari amerikan. PD-ja nëse nuk do të vetëdëmtohet duhet të futet në zgjedhje. Në të kundërt SHBA do ti njohin zgjedhjet në Shqipëri edhe pa opozitën. Ky është grushti më i rëndë që i jepet vendimit të opozitës për të mos hyrë në zgjedhje. Por duhet që edhe kryeministri Rama të mos ndjehet i lumtur se po shkon në zgjedhje pa PD.

Lexoni edhe:

Zbardhet takimi i Zv. Ndihmës Sekretarit të Shtetit me Ilir Metën

Përfundon takimi i Bashës me zyrtarin e DASH

Patozi: Ja pse nuk mora pjesë në takimin me zyrtarin e lartë amerikan

SHKARKO APP