1 vit pa Françesk Radin, fjalët e ndjera të Teftës: Jeton në zemër e melodi
Monumenti i Françesk Radit me kitarë është vendosur së fundmi në kodrat e Liqenit Artificial, ndërkohë që sot përkujtohet 1 vjetori i ndarjes së tij nga jeta.
Me anë të një statusi faqen e saj në Facebook, bashkëshortja e tij dhe gazetarja e njohur Tefta Radi, shkruan se sot ai do të jetë sërish midis njerëzve.
”Ju presim ta vendosim sërish Frankon mes nesh ashtu si dikur. Më pas në orën 17.00 në ambientet e kinema Millenium do të transmetohet dokumentari “Jetë e trazuar” për të ndjekur rrugëtimin e një ëndrre që edhe pse e prerë tingëllojë gjatë. Kush e njohu Frankon e deshi, kush e deshi qau, e kush qau nuk i tha dot lamtumire, por thjesht mirupafshim Mik. Askush nuk vdes në këtë jetë, kur jeton në zemër e melodi”, shkruan Radi.