100 vite më parë Austria ndërtoi 200 shkolla në Shqipëri 

Në kulmin e Luftës së Dytë Botëtore, 100 vite më parë, në Shqipëri u hapën 200 shkolla.

Një situatë hipotetike e ngritur nga gazetaeri Lutfi Dervishi në emisionin Përballë në televizionin publik, ka sjellë këtë fakt interesant. Gazetari Dervishi e pyeti ambasadorin austriak,  Johann Satller,  se si do ta imagjinonte Shqipërinë nëse prania austriake gjatë viteve 1916-1918 do të vijonte deri në ditët e sotme?

Ambasadori Johann Satller shkëputi vetëm një detaj interesant, duke lënë të kuptohet se arsimi do të kishte qenë në nivele të tjera.

“Më lejoni të ndalem vetëm tek një fakt që më ka bërë përshtypje kur kam studiuar për marrëdhëniet tona. Në dy vitetet, nga 1916-1918 kishte një përqëndrim shumë të madh nga Austro-Hungaria, përveçse infrastrukturës dhe hekurudhave, ishte një gjë ku përqëndroheshim shumë. Bëhet fjalë për arsimin. Kishte pothuajse 200 shkolla shqiptare që u ndërtuan në këtë periudhë. Kjo na tregon se ishte një gjë e rëndësishme e investimit tonë. Ne investojmë tek arsimi për ta çuar një vend përpara”- tha ambasadori Sattler në emisionin Përballë.

SHKARKO APP