100-vjetori i lindjes, përkujtohet akademiku Jup Kastrati

Si në një ekspozitë prezantuese në qendrën kombëtare të librit dhe leximit janë risjellë në vëmendje veprat që ka lënë për shqiptarët profesori, studiuesi dhe akademiku Jup Kastratit.

E megjithëkëtë në lëmin e shumë thesare që kemi trashëguar prej tij, gjuhëtari Emil Lafe veçon një prej atyre punëve që as biblioteka kombëtare sot mund të mos e ketë.

Diana Kastrati, është një nga vajzat e profesorit, sot po ndjek me të njëjtin dedikim dhe dashuri për librin, atë që Jup Kastrati trashëgoi te fëmijët.

Takimi përkujtimor në qendrën kombëtare të librit mbërriti në 100-vjetorin e lindjes së albanologut që gjithë jetën profesionale ia dedikoi gjuhës shqipe dhe botimeve shqiptare.

SHKARKO APP