15-vjeçarja, kandidate për çmimin “Nobel” për Paqen

Një vajzë vetëm 15 vjeçare është nominuar për çmimin Nobel për Paqen, çmimi më prestigjioz në botë. Greta Thunberg, është bërë e njohur në shumë vende kur nisi e vetme një grevë në shkollë për ndryshimet klimatike.

Prindërit e saj u përpoqën ta bindnin të kthehej pas, shokët e shkollën nuk pranuan ta mbështesnin.

Kalimtarët shprehën keqardhje dhe zhgënjim në sytë e të panjohurës 15-vjeçare, e ulur në kalldrëm me një pankartë të shkruar me dorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tetë muaj më vonë, fotografia nuk mund të jetë e njëjtë. Adoleshentja është e njohur në botë si model i vendosmërisë, frymëzimit dhe veprimit pozitiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo të premte, në shi, diell, akull dhe borë, ajo ka dalë në rrugë dhe këtë të premte (15 mars) protesta për mbrojtjen e klimës do të jetë një nga më të mëdha që bota ka parë ndonjëherë, siç shkruan “Guardian”.

Teksa afrohet momenti, Thunberg është qartësisht e emocionuar.

“Është e mahnitshme,” thotë ajo. “Janë më shumë se 71 shtete dhe më shumë se 700 vende. Tani po rriten shumë, dhe kjo është shumë, shumë domethënëse”. 

Ajo nuk ka qenë si fëmijët e tjerë. Nëna e saj, Malena Ernman, është një nga këngëtaret më të famshme të Suedisë. Babai i saj, Svante Thunberg, është aktor dhe autor librash. Greta ishte jashtëzakonisht e ndritshme. Katër vjet më parë, ajo u diagnostikua me Asperger’s.

Rreth moshës tetë vjeçare, kur ajo mësoi për ndryshimin e klimës, mbeti e tronditur kur të rriturit nuk duket se po merrnin seriozisht çështjen. Nuk ishte e vetmja arsye pse ajo u bë në depresion disa vjet më vonë, por ishte një faktor i rëndësishëm.

Por, tani ajo është nominuar nga tre deputetë norvegjezë.

Nëse ajo do ta fitojë çmimin, do të jetë fituesja më e re, ndërsa më herët ky çmim u fitua nga Malala Yousafzai, 17 vjeçare nga Pakistani.

“Ne kemi propozuar Greta Thunberg, sepse nëse nuk bëjmë asgjë për të ndaluar ndryshimet klimatike, do të jetë shkaku i luftërave, konfliktit dhe refugjatëve“, tha deputetja norvegjeze socialiste Freddy Andre Ovstegard për agjencinë e lajmeve AFP.

“Greta Thunberg ka nisur një lëvizje masive të cilën e shoh si një kontribut të madh për paqe”, tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?