27 shtete në konkurrim, starton Festivali i Filmit të shkurtër në Korçë
Në Korçë, sot nis Festivali i Filmit të shkurtër.
50 filma të shkurtër nga 27 vende të ndryshme të botës do të shfaqen gjatë 5 ditëve të festivalit, në ambientet e Teatrit A.Z. Çajupi dhe në sheshin e kullës panoramike.
Programi special “FOCUS AUSTRIA” do të hapë këtë edicon, një program i mundësuar nga Ambasada e Austrisë në Tiranë.
Doris Bauer, drejtoresha e VIS Vienna Shorts, do ta prezantojë vetë këtë projekt.
Më pas programi do të vazhdojë me filmat në konkurim, dhe ditën e premte, më datë 12 korrik, do të ndahen çmimet për filmat më të mirë.
Risia e këtij viti ështe dhe programi VR Competition.
Filmat Virtual Reality do të mund te shihen nëpermjet syzeve VR dhe hyrja do të jetë e lirë për të gjithë.
Korça International Short Film Fest është mbështetur nga Bashkia Korçë, Ministria e Kulturës, Ambasada Franceze, Ambasada Austriake, Aleanca Franceze Korçë, Clermont-Ferrand Film Fest, VIS Vienna Shorts.