30 fotografë nga Ballkani, ekspozitë në Korçë
30 fotografë nga vendet e Ballkanit vijnë në një ekspozitë të përbashkët në Korçë.
“Street life Balkans” titullohet ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur nga data 24 nëntor – 3 dhjetor në ambientet e Muzeut Kombëtar të Arsimit.
Kjo ekspozitë e veçantë vjen si homazh i punës dhe veprës së fotografit të njohur Gjon Mili, si mirënjohje për atë që ai bëri për fotografinë, sidomos për krenarinë e tij për prejardhjen shqiptare.
Ekspozita organizohet nga bashkia e Korçës, në kuadër të “Ditëve të Fotografisë Gjon Mili”.