50 vite art, Sako çel ekspozitën me 91 punime
Ekspozita “Duke pikturuar filmin” me rreth 91 punime të përzgjedhura nga krijimtaria 50 vjeçare e artistit Shyqyri Sako është çelur për publikun në COD, holli i Kryeministrisë. Përveç pllakateve origjinale të filmit në shtyp, shoqëruar me vitin kur ato kanë dalë për herë të parë në kinema, ka edhe vizatime edhe piktura, apo reflektime te mëpasshme.
Përvec punëve nga koleksionet private të artistit Sako dhe koleksionistëve të tjerë, në këtë ekspozitë janë edhe 29 vepra grafike, pjesë e koleksionit artistik të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.
Ekspozita shoqërohet edhe me një kolazh me fragmente artistike për disa nga filmat ku ka punuar. Sako mund të quhet si një ndër artistët që kanë vënë themelet në fizionominë e dekorit të filmit shqiptar. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 31 gusht 2019 në COD.