Kalaja e Varoshit dhe qyteti i Skënderbeut
Nga Gëzim Llojdia –
1.
Çfarë në thotë emri i arkeologu Skënder Anamali për Kastriotet dhe kalanë e Varoshit ? Mjafton të sjellim në kujtesë :emrin Amantia. Ai ishte autori ,që e studio dhe gërmoi në këtë qytet antik.Skënder Anamali (1921 – 1996) ishte një nga katër themeluesit e arkeologjisë shqiptare. Nxënësi i Gjimnazit të Shkodrës, studenti i Universitetit të Padovës (Itali) filloi aktivitetin e vet shkencor si arkeolog në Institutin e Shkencave Tiranë (1947)erdhi në Shqipëri me një pasion dhe bagazh të madh shkencor.
Në 500 vjetorin e heroit kombëtar Skënderbeu, S.Anamali pasi Në vitet 1948-1952 pasojnë ekspeditat e para informative në qendrat e mëdha arkeologjike të Shqipërisë. Në vitet 1952-1956 kryen gërmime në varrezat tumulare të Matit në qytetin e Amantisë. Ndërsa ne vitet 60-të fillon gjurmimin e kulturës arbërore të Komanit (Krujë, Koman, Bukël, Shurdhah) dhe në kalatë antike të vona e mesjetare (Stelush, Pogradec, Kaninë, Berat etj),sjell një të dhënë historike .Aty ku legjenda përkon me historinë. Në këtë shkrim të arkeologut Anamaili shqyrtohet kalaja e Varoshit dhe qyteti i Skënderbeut .Kjo kala renditet mes kalave të tjera me mesjetare, , që lidhen me Skënderbeun është edhe kalaja e Varoshit në kufirin verior të Matit me Dibrën, e quajtur në popull :”Qytet i Skënderbeut. Si kalaja, ashtu edhe vendi për rreth, janë të pasura me legjenda për Skënderbeun.
2.
Arkeologu S.Anamali si fillim merr në shqyrtim legjendat, që qarkullojnë në gojën popullit rreth këtyre fakteve historike siç janë rrënojat e lashta të kalasë së Varoshit më tej të qytetit të Skënderbeut.“Malësoret vendas do të tregojnë se dikur pranë’ kalasë’ së Varoshit ka pas një qytet, i cili kishte edhe pazarin e tij, shkruan S.Anamali, në vazhdim të tregimit do të flasin për një grindje midis banoreve, të cilën e ndau Skënderbeu, tue pre me shpatën e tij një gur të madh aty pranë. Sot gurit i thonë’ «guri i preme». Grindja midis banoreve te kalasë i dha rast të takohen dy banoreve pleq, një krye varoshas dhe një fund varoshas, të cilët nuk qen takuar më pare, kaq i madh qe qyteti, përfundon legjenda,shkruan S.Anamali.Diku pranë qytetit gjendej edhe gurra ku Skënderbeu merrte ujë për të pirë dhe më tej vija e ujit e ndërtuar prej tij. Në një faqe shkëmbi, përtej kalasë, gjendet «gjurma e patkoit të kalit,që paska mbetur aty kur kryetrimi shqiptar u hodh nga kalaja e rrethueme. Katër vjet luftoi në’ këtë kala Skënderbeu, kallëzon një legjende tjetër, dhe kalaja u pushtua vetëm me tradhti. Kur u largua Skenderbeu thuhet se me të shkoi edhe Gjolca, sekretar i Skënderbeut. Kjo gojëdhënë është e ngjashme me atë të shenjtorëve që gjurmët e tyre i materializojnë në vende të dukshme.
Tue i digjua përherë të pare këto tregime dhe gojëdhëna të tjera, thotë S.Anamali , të shkon mendja se ke të bësh, më tepër, me krijime të popullit dhe me përpjekje për të lidhe vende të ndryshme dhe rrënoja kalash me luftën legjendare te popullit tonë kundër pushtuesve turq dhe me Heroin tonë kombëtar,Skënderbeun. Kala me emrin e Skënderbeut do të gjesh edhe të tjera në krahinën e Matit dhe në vise të tjera bile. Gjurmët e këmbës së kalit të Skënderbeut t’i tregojnë edhe në vende të tjera. Jo vetëm në Mat, por edhe ne krahina te tjera, sa here qe do te gjendesh para rrënojave të moçme, te tregojnë vendin e pazarit dhe shtojnë se aty paska pas aq shumë shtëpi, sa që macja hidhej çati me çati.
Kjo asht përshtypja kur i dëgjon për herë të parë këto legjenda. Por kur i njeh ngjarjet historike të kohës për të cilën flasin legjendat, kur ke parasysh vendin e pozitën e kalasë së Varoshit dhe për më tepër ke në duar edhe të dhëna arkeologjike, atëherë edhe legjendat duhen shikuar me një sy tjetër. Kështu një tregim i legjendës përkon me një ngjarje historike arkeologjia jep materiale ‘për të cilën diçka thonë burimet e shkruara dhe gojëdhëna popullore. Atëherë tabloja fillon e bahet më e qartë. Kjo ngjet edhe me kalanë e Varoshit, me qytetin e Skënderbeut në Mat.
3.
Kush është Stelushi?
Në dokumentat turke kjo kala quhej Istulush ose Stelush kurse banorët vendas përreth kalasë e quajnë Varosh ndërsa shkëmbin ku ka qenë e ndërtuar kalaja e quajnë Kalaja e Skënderbeut ose dhe kalaja e Varoshit. Kjo kala dhe objektet përreth përbëjnë një qytet të lashtë dhe, janë kryer punime studimore nga një ekspedite arkeologjike e udhëhequr nga arkeologu i shquar Skënder Anamali i cili ka bërë dhe publikimin e këtyre studimeve. Vërtetohet se nga gjysma e parë e mijëvjeçarit të fundit para erës së re, këtu ka pasur një vendbanim të lashtë ilir. Ekzistenca e qytetit që sipas gojëdhënave ishte mjaft i madh, tregon për lashtësinë e kalasë dhe tërë vendbanimit të fortifikuar. Qyteti i Varoshit në bazë të gojëdhënave, toponimeve dhe terrenit, shtrihej që nga Pylla e Zezë e deri në fushën e Bunarit. Në anën lindore të këtij qyteti kishte pazarin dhe shumë vendbanime apo punishte për të cilat flasin toponimet e sotshme. Ndërsa nga ana e Qafe Murrës ishte kisha e Limoces jo fort larg qytetit të Varoshit Marin Barleti kur flet për Stelushin thotë ” Edhe ky qytet megjithëse nga madhësia me të drejtë nuk mund të lavdërohet por nga mbrojtja natyrore e vendit, nga bukuria dhe shëndeti, me plot të drejtë mund ta çosh në qiell, është një mal në fushat e Matit, i lartë në mes të një lugine të bukur si të ishte vënë atje me qëllim. Vetë qafa e këtij mali, e rrethuar për bukuri me mure, formon këtë qytezë. Kjo kala luante një rol të rëndësishëm për mbrojtjen jo vetëm të luginës së Matit por të krejt territorit Mat-Tiranë-Krujë për të dalë në bregdet në Durrës. Pra ishte një fortifikatë strategjike për të ndaluar vërshimet e ushtrive pushtuese që vinin nga ana e lindjes. Këtë funksion kjo kala e kreu më së miri gjatë shumë periudhave por në veçanti gjatë kohës së Kastriotëve. Kalaja e Skënderbeut në Varosh ishte dhe qendër e rëndësishme nga kalonin shumë rrugë, gjurmë të cilave gjenden edhe sot në mjaft sektorë të veçantë si në Viq, Mbasdeje, Gur Lurë etj. Arkeologu S. Anamali del në konkluzionet se – Kalaja e Skënderbeut ka qenë vendbanim ilir dhe ka pasur vijueshmëri banimi që në kohët e lashta. Në mesjetë në kohën e fuqizimit të bujarisë feudale vendase dhe dobësimit të Perandorisë Bizantine (shek XIII-XIV) rreth kalasë u zhvillua një qytet mesjetar që u quajt nga otomanët Stellush dhe ka qenë selia e familjes së Kastriotëve. Ardhmen të zbulohen mjaft të fshehta, vendbanime e kala.(Nga ëikipedia).Arkeologu S.Anamali merr në shqyrtim veprim madhore të Barletit ,përshkrimin që ai u ka bërë ,qendrave mesjetare shqiptare ku ka luftuar Gjergj Kastrioti .Në:”Historinë e Skënderbeut” të humanistit shkodran Marin Barletit,shkruan S.A, midis të tjerave, përmenden e përshkruhen kalatë e qytetet shqiptare qe lidhen me luftën 25 vjeçare shqiptare – turke. Kështu në dimrin e vjetit 1443, mbas Krujës, ushtria shqiptare, e prime nga Skënderbeu, c liroi njëra mbas tjetrës: Petrelën, Gurin e Bardhe (Petraiba e Barlecit), Stelushin dhe Sfetigradin. Petrela e Guri i Bardhë janë të njohura dhe ruajnë emrin e moçëm: Sfetigradi ndodhet jashtë territorit të sotëm të Shqipërisë . Mbetej i paidentifikuar vetëm Stelushi, emri mesjetar i të cilit nuk asht ruajte deri në ditët tona. Aty ku Barleti shkruan për Stelushin lexoj me: «Edhe ky qytet, megjithëse nga madhësia me të drejte nuk mund të lavdërohet, por nga mbrojtja natyrale e vendit, nga bukuria dhe nga shëndeti me plot të drejtë mund ta cojsh në qiell, asht një mal në fushat e Matit, i lartë, në mes një lugine të bukur, si t’ish vumë atje me qëllim. Vetë qafa e këtij mali e rrethuese për bukuri me mure formon këtë qyteze». Barleti jo vetëm, që e vendon Stelushin në Mat, por jep edhe distancat midis tij dhe qyteteve të tjera të përmendura më sipër.
Të dhënat e Barletit i shtynë historianet të kërkojnë vendin e qytetit të Stelushit. Asnjë rrënojë më mirë se kalaja e Varoshit nuk mund t’i përgjigjet Stelushit mesjetar, edhe pse distancat nga kalatë e tjera nuk përputhen edhe aq me ato të dhëna nga Barleti. Edhe gjurmimi arkeologjik i krahinës se Matit dhe i kalasë së Varoshit na çon në këtë drejtim. Duke qëndruar në lëndinën e Varoshit, përballë kepit të kalasë e rrafshit të rrethuar me mure dhe duke shikuar rreth e rrotull, nuk është vështirë të kuptosh sa bukur i përshtatet vendit përshkrimi i Barletit. Ndërsa maja shkëmbore, kepi si i thonë vendasit, e fortë prej natyre, nuk kishte nevojë për mure, qafa e kalasë asht rrethuar për bukuri me mure. Kalasë së Varoshit, mbas një përroi të thellë në lindje i qëndrojnë si kurorë male te nalta. kurse përpara saj shtrihen lëndina e tarraca të gjelbëruara, që zbresin poshtë shkallë-shkallë. Malet e luginat përreth të veshura me pyje madhështore, përroi i thelle e i ngushte dhe gjelbërimi i japin vendit një bukuri të rrallë. Marin Barleti jep edhe një njoftim tjetër për Stelushin: para ekspeditës së Muratit II, Skënderbeu dërgoi në Stelush e në Petralbe ,roje e kapedane. Në Stelush , simbas burimeve të tjera u dërgua Hamza Kastrioti .Pra i quajtur: Qyteti i Skënderbeut Stelushi, ashtu si Petralba, ishte një kala me rendësi strategjike në mbrojtje të Matit. Guri i Bardhe mbronte rrugën që kalonte nëpër Bulqizë në Qaf të Bullit, kurse Stelushi, rrugën tjetër dhe kjo nuk mund fishle tjetër veçse ajo që kalon nëpër qafen e Murrës, në mbrojtje të së cilës qëndron kalaja e Varoshit.
4.
Një zbulim për ta plotësuar në tërësi kërkon edhe gërmimin arkeologjik. Arkeologu kishte shqiptar pikërisht i referohet edhe kësaj teze. Po gërmimi arkeologjik ,çka tregoi për kalanë e Varoshit?shkruan S.Anamali.Me origjinë të lashtë dikur një vendbanim ilir, në mesjetë ajo nuk qe vetëm një kala e fortë, por edhe një qendër ekonomike e krahinës. Gjetjet arkeologjike tregojnë se aty në mesjete ka pas zejtarë të ndryshëm. Enët prej balte të pjekun janë të punuara me çark dhe teknikisht të përsosura, pranë pocareve ka pas edhe hekurpunues, këpucarë, opingarë etj. Në lëndinën e Varoshit shihen togje gurësh e gërmadha të rrezuara dhe të mbuluara.Gërmimet e bëra pranë disa prej tyre nxorën në drite mbeturinat e tri banesave, njëra prej të cilave mjaft e madhe. Banesat ishin ndërtuar njëra pranë tjetrës. Sigurisht që banesat e tjera nuk kanë qenë kaq afër, por sidoqoftë Varoshi ka pas edhe të tjera, gërmadhat e cilave vërehen ende sot. Në Varosh duhet të kenë qenë edhe punishtet zejtare. Gërmimet arkeologjike nuk kane marre fund dhe gjithçka që lidhet me qytetin atje nuk asht zbuluar . Janë zbuluar pjesët e murit rrethues, të rrezuara nga turqit mbas pushtimit te kalasë dhe dy stera uji në majën shkëmbore të kalasë.Gojëdhëna popullore, historia e arkeologjia takohen bashkë në qytetin e Skënderbeut, në Stelush. Ato plotësojnë njëra tjetrën. Legjenda e bën kalanë e Varoshit qytet të Skënderbeu, vetë fjala: Varosh do të thotë: lagje jashtë mureve të kalasë, dhe i përket një kohe para pushtimit turk. Burimet historike e tregojnë Stelushin si qendër serie e Kastriotëve. Materialet arkeologjike dëshmojnë se në kalanë e Varoshit ka pas një jete ekonomike të gjallë. Në kalanë e Varoshit, pra kemi të gjitha elementet kryesore të një qyteti mesjetar, kalanë, banesat pranë saj, një veprimtari ekonomike të pavarur dhe, më në fund, dhe çka është thënë për të si një qendër administrative, politike e ushtarake. Stelushi ka qen një kala strategjike për mbrojtjen e së cilës u kujdes Skënderbeu.Ja se ku i kanë burimet gjithçka thotë legjenda dhe emri i ruajtur, qytet i Skënderbeut.Mbas pushtimit turk, Stelushi e humbi rëndësinë e tij. Atë e braktisi popullsia. Kalaja. e zvoglueme dhe e mbrojtur nga një murri dytë, qëndroi ende në këmbe Në hartat e moçme deri në shekullin XVIII, midis Krujës, Gurit të Bardhe dhe Lezhës shënohet edhe Stalizi, që nuk është tjetër veçse Stelushi. Kur kalaja u braktis krejtësisht, emri i vjetër u la mbas dorë. Në popull u ruajt kujtimi i këtij qyteti dhe gojë me gojëarritën deri në ditët tona tregimet, për këtë qytet mesjetar shqiptar.