“70 vjet, qytet naftëtar”, simpozium për historinë e Patosit
“70 vjet, qytet naftëtar”, titullohej simpoziumi i organizuar në në kuadër të 70 vjetorit të krijimit të qytetit të Patosit, i realizuar nën kujdesin e veçantë të kryetares së bashkisë, Rajmonda Balilaj. Gjatë simpoziumit u mbajtën referate nga Nuri Plaku dhe Myzaljen Hoxha, mbi historinë dhe kontributin e qytetit si në zhvillimin e naftës dhe funksionimin e pushtetit vendor. “Kanë kaluar 70 vite që kur ky qytet hodhi themelet, u ndërtua, zhvillua duke mbajtur me vete një histori të jashtëzakonshme me punën e palodhur të njerëzve të zakonshëm të ardhur nga të gjitha krahinat shqiptare. Sot të gjithë ne ndjehemi krenar për atë çfarë jemi, një qytet i thjeshtë por i bukur dhe fisnik. Patosi është një sofër e madhe që kishte, ka dhe do të ketë gjithmonë një copëz vend për mysafirin, shokun dhe rrugëtarin e zakonshëm”,-theksoi në fjalën përshëndetëse kryebashkiakja Balilaj.