77-vjetori i krijimit të batalionit “Dëshnica”, Mirela Kumbaro: Në fshatin Kajcë për të nderuar dëshmorët e luftës

Deputetja e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro ka marrë pjesë në ceremoninë e festimit të 77-vjetorit të Batalionit “Dëshnica” në fshatin Kajcë të Këlcyrës.

Ish-ministrja ka zbuluar dhe pllakën përkujtimore që është vendosur në lapidarin e këtij fshati për pesë dëshmorët e Luftës Nacional Çlirimtare; Refit Dervishi, Bajram Kamberi, Mehmet Aliaj,  Tahir Dervishi, Kaso Xhaferri.

Në një postim në Facebook, Znj. Kumbaro ka ndarë dhe emocionet nga vizita në një prej fshatrave më malorë të malësisë së Këlcyrës.

“Binte shi lart në malësitë e Këlcyrës, rreth 1000 m mbi nivelin e detit, në fshatin Kajcë ku nga 30 vjet lëvizje demografike nuk kanë ngelur më shumë se 10 familje. Por kjo nuk i pengon trashëgimtarët me thinja të bardha të familjeve që bënë rezistencën antifashiste në ato male të mblidhen çdo vit në tetor në Kajcë për të përkujtuar 5 dëshmorët e Batalionit “Dëshnica” që dhanë jetën për kauzën e antifashizmit dhe të çlirimit te atdheut.

Përtej ceremonisë përkujtimore, është shumë e veçantë përvoja e takimit me banorë që pasionin për vendlindjen nuk ua zhbën as distanca nga qendrat urbane, as rruga e vështirë dhe as koha që largon brezat, por që nuk ua zbeh aspak krenarinë”,- shkruan ish-ministrja Kumbaro në Facebook.

 

https://www.facebook.com/Mirela.Kumbaro.Furxhi/posts/3440047616064070

 

SHKARKO APP